TIRANË, 13 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike denoncon si mashtrim publik paketat e mjekimit tek privati, që qeveria tenton ta shesë si risi.
Sipas demokrateve, këto praktika kanë ekzistuar, por ato nuk janë zgjidhje, pasi janë të kufizuara dhe detyrimisht do të shoqërohen me kosto për pacientin.
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, gjatë një deklarate për mediat sot, u shpreh se "qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një "risi" pak paketa mjekimi në disa institucione private. Kjo nuk është nje "risi", por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si, për dializen etj, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear etj. Eshtë një proçes tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një "risi".
"Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, pasi e anatemoi atë. Vendi ka nevoje për ritme të tjera zhvillimi", tha Shehu. /a.ke/








