PD shkel ligjin, kandidatët nuk
dorëhiqen nga postet shtetërore
Rreth 15 kandidatë për deputetë në listën e PD-së kanë shkelur hapur ligjin, pasi, ndonëse mbajnë poste drejtuese në administratën shtetërore, janë regjistruar në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kandidatët duhet të dorëhiqen nga postet që mbajnë.(Në foto sipas renditjes nga lart Sahit Dollapi, Vullnet Topalli, Helidon Bushati, Elvana Hana, Jorida Tabaku, Arben Qirjako dhe Keltis Kruja)
TIRANE - Mazhoranca shkel Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor pas paraqitjes së listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare më 23 qershor. Konkretisht nenin 69 të Kushtetutës ku thuhet qartë se se nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë pa hequr dore nga detyra në adminsitratë shtetërore.
Po ashtu edhe neni 63 i Kodit Zgjedor i cili përcakton rregullat e listës së kandidateve. Rasti me flagrant është ai i prefektit Keltis Kruja i cili mban postin e prefektit të Qarkut të Tiranës dhe do të kandidojë si deputet po në kryeqytet apo edhe rasti i Voltana Ademit e cila është prefekte e qarkut Shkodër dhe kandidon për deputete po në të njëjtin qark. Sipas ekspertit të së drejtës Denar Biba është cënuar parimi i barazisë kushtetuese.
“Ministri e deputeti mund të kandidojnë pa hequr dorë nga funksioni i tyre. Të gjitha strukturat e tjera, zv ministër, Drejtor i Përgjithshëm Drejtorish, kryetar i Enteve të Pavarura të gjithë kanë ndalesën kushtetuese dhe më tej ligjore për të mos kandiduar pa dhënë dorëheqjen nga funksioni i tyre. Jemi përpara një konflikti kushtetues madje është cënuar parimi i barazisë në zgjedhje. Disa individë kanë hyrë në pozita të favorizuara, kanë hyrë si funskionarë shtetërore”- thotë Denar Biba.
Megjithatë këto emra që mbajnë postin në administratë duhet të filtrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
“Filtri i parë në këtë mision është
KQZ. Neni 72 i Kodit parashikon që KQZ si strukturë që verifikon dokumentetet e kandidatëve, dhe një ndër dokumentet e kandidimit është deklarimi i dorëheqjes nga funksioni i tij publik ku ka qenë paraprakisht”- vazhdon Biba.
KQZ pritet që pas 7 ditësh të bëjë publikimin e listës zyrtare dhe vlefshmërinë e dokumentacioneve që shoqëron këtë listë.
KANDIDATET NË LISTAT PD ME POSTE SHTETËRORE
1.Sahit Dollapi - Administrator i CEZ
2.Elvana Hana - Drejtoreshë e ISKSH
3.Jorida Tabaku - Nënkryetare e Bashkisë Tiranë
4.Keltis Kruja - Prefekti i Qarkut të Tiranës
5.Grida Duma Zv/ministre e Integrimit
6.Arben Qirjako - Drejtor i Hipotekave
7.Ivi Kaso - Drejtor i Departamentit të Kontrollit te Brendshëm dhe Anti Korrupisonit
8.Andia Pustina - Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave në Bashkinë e Tiranës
9.Vullnet Topalli - Drejtor i Policisë Bashkiake
10.Zamir Ramadani- Drejtor i Pergjithshëm i Hekurudhave
11.Helidon Bushati - Drejtor i QSUT
12.
Voltana Ademi - Prefekte e Qarkut Shkodër
13.Krenar Alimehmeti- Administrator futboll Klub Tirana
14.Roland Keta kryetar i Bashkisë Bulqizë
15.Rrahim Kaleci Drejtor në Inspektoratin Kombëtar i Arsimit Parauniversitar
(Në foto sipas renditjes nga lart Sahit Dollapi, Vullnet Topalli, Helidon Bushati, Elvana Hana, Jorida Tabaku, Arben Qirjako dhe Keltis Kruja) (Foto: Denar Biba)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44