PD shpërfill SHBA-BE: Kuvendi
s'mund të mblidhet në 11 gusht

PD shpërfill SHBA-BE: Kuvendi<br />s'mund të mblidhet në 11 gusht
Partia Demokratike kundërshton miratimin e projektligjit të vettingut seancën e 11 gushtit. Mbledhja e Kuvendit në këtë datë korrespondon me hyrjen në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese. Por për nënkryetarin demokrat të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Kuvendi nuk mund të mblidhet në 11 gusht.
 
Opozita është e gatshme të kontribuojë me konsensus që tani. Madje të gatshëm të mbledhim Komisionin që ditën e hënë. Ekspertët e saj po punojnë me intensitet mbi draftin që kryetari i Komisionit shpërndau në ora 22:20 të datës 26 korrik, ndërkohë pretendonte të bënte mbledhje të nesërmen. Imagjinoni ç'transparencë ka ky proces, transparencën e errësirës, të faktit të kryer dhe afateve ultimative”, ka thënë deputeti demokrat për "GSH".
 
Sipas opozitës mënyra për të miratuar reformën në drejtësi është një seancë e jashtëzakonshme parlamentare.
 
“Kushtetua ka një afat limit dhe parlamenti nuk mund të mblidhet përpara datës 11 gusht. Gjatë kësaj kohe dhe deri më datën 4 shtator, parlamenti mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme por jo më datën 11 gusht. Pas botimit në fletoren zyrtare më datë 27 korrik të ndryshimeve kushtetuese, ato duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. Më herët, nuk mund të paraqiten në Kuvend e të shqyrtohen ligje që nuk kanë bazë kushtetuese. Ndaj duhet kohë për të shqyrtuar 7 ligjet dhe opozita do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën por e angazhuar plotësisht”, thotë Bylykbashi.
 
Deputeti demokrat sqaroi edhe arsyet e mungesës së opozitës në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave për kontribuesit e reformës në drejtësi.

Sipas tij nuk ka pasur asgjë për t’u festuar, pasi procesi i negociatave u karakterizua nga arroganca, sulmet denigruese, konflikti, manovra tinzare e bizantine vetëm me një qëllim: “përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta vënë nën kontroll politik e personal”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois