PD: Shqipëria parajsë për pastrimin e parave të pista, qeveria nuk ka ndërmend ta luftojë madje donte t'i ligjëronte (VIDEO)

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat hodhi akuza mbi qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në një makineri të pastrimit të parave të pista.

Duke iu referuar disa raporteve nga Uashingtoni ku e kanë cilësuar Shqipëinë si vend kryesor të pastrimit të parave, ai thotë se kryeministri nuk ka plan për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas tij, Rama ka shumëfishuar aktivitetin e pastrimit të parave të pista madje tentoi dhe aministinë fiskale për të ligjërimin e tyre.

"Projekti politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin e organizuar e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes.

Imazhi i Shqipërisë është ai i një vendi ku lehtësisht mund të investohen dhe të pastrohen paratë e aktivitetit kriminal. Ky nuk është një konkluzion i Partisë Demokratike, por është gjetje konstante e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për 4 vite rresht raportet zyrtare të Uashingtonit e cilësojnë Shqipërinë si “vend kryesor për pastrimin e parave”, për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe zbatimit të dobët të ligjit nga qeveria.

I njëjti shqetësim është ngritur nga strukturat e specializuara të Këshillit të Europës dhe, së fundmi, edhe nga organizata të huaja që llogarisin se në Tiranë, vetëm në 3 vitet e fundit, janë pastruar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Cili është reagimi i qeverisë në ikje të Edi Ramës? A po e lufton qeveria fenomenin e pastrimit të parave, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rrënimin e biznesit të ndershëm, apo që zhvlerëson kursimet e shtresës së mesme me çmime stratosferike artificiale?

Shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre se kryeministri në ikje jo vetëm nuk ka në plan të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka shumëfishuar aktivitetin kryesor të pastrimit të parave, dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytet dhe në bregdet.

Një sërë ndërtimesh të mëdha në Tiranë; projekte të resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private; një pjesë e mirë e koncesioneve po mbështeten me para të pista dhe janë mekanzima për riciklimin e parave të ardhura nga droga dhe korrupsioni.

Në vend që të luftojë pastrimin e parave, qeveria në ikje e Edi Ramës tentoi të bëjë amnisti fiskale për ligjërimin e parave të pista të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve.

Me Partinë Denokratike në krye të qeverisë së vendit nuk do të ketë amnisti fiskale për krimin dhe për pastrimin e parave të pista të pushtetit të korruptuar.

Plani ynë “Ndiq paranë” do të jetë një instrument i fortë që në Shqipëri të sundojë ligji, puna e ndersh, në mënyrë që paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar të mos i zënë frymën ekonomisë së familjeve shqiptare" - deklaroi Alibeaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 07/09/2020 17:36

    Ky kryetari i bandes se vrimes se celesit ne aksion. Do nje vend ne liste hunderri, nipi i kriminelit me damke Isa Toska qe i ka duart te lyera me gjak me krimet qe beri gjate luftes. Nuk del me deputet o hunderr se je monster e politikes, i shkofsh prapa krricit te Faros.

    Përgjigju
  • TURI MIU: 07/09/2020 12:55

    NIPI ISA TOSKËS TRADHËTARIT ME DAMK QË I KISHTE DUART E LYERA ME GJAK SHQIPTARI KA DAL E NA TREGON KOREKTËSIN. NË NJË KOH QË KY PIS TURI MI ALIBAJGA ËSHTË NJË HAJDUT ORDINER PIS BUREC.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë