PD: Sot u arratis një turk nga Rinasi
 i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri

PD: Sot u arratis një turk nga Rinasi<br /> i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri
Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate ka denoncuar arratisjen e një shtetasi turk nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”. Sipas PD turkut i ndalohej hyrja në Shqipëri por në momentin e dorëzimit të pasaportës ai ka arritur të largohej nga kontrolli kufitar edhe pse mbahej nën vëzhgim.

’Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.
Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën, dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej.
Cfarë po ndodh me aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, ku drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërmi i Tahirit të Ramës, edhe pas grabitjes me armë e me maska me 30 qershor në pistën e avionëve.

A po mbahet e fshehtë kjo ngjarje nga policia, me urdhër të Edi Ramës?
Këto zhvillime të përsëritura dëshmojnë edhe rënien e cdo standardi sigurie në vend.
Kur del jashtë kontrollit pika kufitare e Rinasit, më e monitoruara në vend, merret me mend se si janë standardet e sigurisë në territorin e Shqipërisë.
Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë transparencë dhe të informojë menjëherë opinionin publik në lidhje me këto të dhëna tronditëse. Cdo vonesë në dhënien e informacionit dhe cdo fshehje e tij, e implikon dhe e bën drejtpërdrejt përgjegjës para ligjit, Edi Ramën’’
, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

​ 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois