PD:Të ulet çmimi i biletës në
Tiranë,nxënësit të udhëtojnë falas

PD:Të ulet çmimi i biletës në<br />Tiranë,nxënësit të udhëtojnë falas
Partia Demokratike kërkoi sot me një projektvendim uljen e çmimit të biletave të transportit urban në Tiranë dhe udhëtim falas për nxënësit e shkollave.
 
Leonard Olli depozitoi sot projektvendimin, që sipas tij vjen pas publikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të abuzimit prej 6 milionë dollarësh, me rritjen e cmimit të biletave nga Erjon Veliaj.
 
Sikurse jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës rriti në mënyrë abuzive në një megaaferë korruptive çmimin e biletës së transportit urban me 30%, dhe ne shprehëm opinionin tonë që rritja ishte e pastudiuar dhe mbi të gjitha e pakonsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit. Pothuajse një vit më pas edhe pse me shumë vonesë, Kontrolli i Lartë të Shtetit, fakton dhe provon absolutisht pa asnjë ekuivok të gjithë ato që ne kemi deklaruar e kontestuar, që 6 milion dollarë të hequra nga xhepat e qytetarëve, do të shkonin në xhepat e klientëve të kryetarit të bashkisë Veliaj.

Tashmë  të ndodhur para këtij konstati shumë serioz dhe profesional të ekspertëve të KLSH, grupi i këshilltarëve të PD përgatiti një projektvendim, që e depozituam sot për tu marrë në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak ku kërkohet në mënyrë absolute rikthimi i çmimit të biletës së transportit urban në parametrat e mëparshëm pra 300 lekë të vjetra dhe, në të njëjtën kohë përjashtimin nga bileta e transportit urban të të gjithë fëmijëve që ndjekin arsimin e detyruar nëntëvjecar”
, u shpreh Olli.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai