/ATSH- I. Vata/-Deputetja e Pratisë Demokratike, Jorida Tabaku, shënjestroi sot qeverinë se po përdorë dyfytyrësinë dhe nihilizmin me qytetarët, pasi aksionet e qeverisë kanë rënë për shkak të një ekonomie në rënie dhe keqmenaxhimit.

Tabaku shkruan në statusin e saj Facebook, duke marrë shkas nga një shkrim i botuar sot në mediat e shkruara me titull "Qeveritë nuk zënë mend, njerëzit po!" dhe shprehet se "Euforia e qeverisë për aksionet e deridjeshme duket se ka rënë ndjeshëm. Arsyet e kësaj rënie mbase duhet të drejtohen jo tek reflektimi qeveritar ndaj thagmave të vitit të shkuar, por tek ato sinjale ndjellakeqe që ekonomia po jep. Prandaj, aksionet janë të tilla që qytetarët të thonë: "Ja po punon qeveria" dhe kjo e fundit të vazhdojë e qetë programin e saj për ndërtimin e një ekonomie që po e çon në zgrip vendin".

"Milton Friedman, prej të cilit është huazuar titulli i shkrimit, ka pasur një problem me qeveritë e sidomos me ato të cilat nuk dëshironin të mësonin nga gabimet e te tjerëve. Ndaj ai përgjegjës nuk bënte asnjëherë tregun, por qeverinë dhe pjestaret e saj, të cilët nën makutërinë për të rritur përfitimet personale dhe pushtetin personal, i mëshonin më shumë interesit vetjak ndaj ekonomisë. Më duket se kemi ardhur në terrenin e duhur për të folur për një qeveri të ngjashme apo jo? Për një qeveri që po sipas Friedman, ka prodhuar Depresionin e Madh vetëm për shkak të keqmenaxhimit", shkruan Tabaku.