PD: Tahiri i shoqëruar në Itali nga
një anëtar i Sacra Corona Unita

PD: Tahiri i shoqëruar në Itali nga<br />një anëtar i Sacra Corona Unita
Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me grupin mafioz të trafikut të drogës Sacra Corona Unita.

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj tha se Tahiri ka udhëtuar nën shoqërinë e disa italianëve, trafikantë droge të organizatës mafioze famëkeqe Sacra Corona Unita.

Alibeaj shtroi disa pyetje për kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar prej tij që të japë shpjegime përpara qytetarëve shqiptarë. 

Deklarata e plotw e Enkelejd Alibeajt:
“Kemi sot disa pyetje për Edi Ramën.

A ka qenë ministri yt i drogës, në linjën Durrës-Bari ne datat 29-31 Korrik, në shoqërinë e drejtuesve të rrugëve kryesore të kanabisit, Arjanit Arapi, Jaeld Çela, Boge Bodini?

Cili ka qenë synimi i këtij udhëtimi?

A ka qenë në kthim Tahiri në shoqërinë e disa shtetasve italianë në tragetin ku kishin rezervuar 3 kabinat e sipërme?

A janë regjistruar këta shtetas kur kanë hyrë në pikën kufitare të Durrësit bashkë me Tahirin në orën 22.20 të 31 Korrikut?

Nëse jo, pse nuk janë regjistruar?

A keni të dhëna nga burime të brendshme apo të huaja se shtetasit italianë dyshohen të jenë përfaqësues të organizatës famëkeqe të Mafias Italiane, Sacra Corona Unita?

Po dalja dhe kthimi i Tahirit dhe shpurës se tij, a janë regjistruar në pikën kufitare? Nëse jo, pse jo?

Këto lëvizje që përkojnë me pikun e sezonit të hashashit dhe trafikimit të sasive të mëdha në Itali janë dëshmi tronditëse të implikimit të thellë të qehajait të Ramës në menaxhimin e transportimin e drogës.

Këto informacione e denoncimet që Partia Demokratike ka bërë me emra me njerëz e me zona konkrete të rritjes së drogës, dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë me një biznes kriminal që ka mbytur vendin e që drejtohet nga Edi Rama.

Shqiptarët nuk e kanë bërë këtë zgjedhje. Shqiptarët do të shpëtojnë nga sundimi i bandave të drogës të lidhura me Edi Ramën. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ram
ën”, u shpreh Alibeaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur