TIRANE - Deputeti i PD-së Gent Strazimiri përmes një njoftimi për shtyp i kërkon ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të tregojë lidhjet që ka me Elvis Doçin, pronar i një kazinoje i cili u ekzektua pak ditë më parë në Tiranë.
“Çfarë lidhje keni me Elvis Doçin? A ka lidhje kjo vrasje me operacionin fund marrëzisë? A keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin para vrasjes? A jeni gati që prokuroria të mbikqyrë tabulatet tuaja?” – ishin pyetjet që i drejtoi Strazimiri. Deputeti i PD-së i kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë pasi do të ketë lehtësira.
Elvis Doçi u ekzekutua mbrëmjen e 23 tetorit 2013 pranë Komunës së Parisit. Doçi po udhëtonte me makinë së bashku me kushëririn e tij, Ali Doçi. Ky i fundit u plagos rëndë.
(Ne foto: Elvis Doçi dhe makina ku u ekzekutua)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com