- Partia Demokratike ka dalë sërish sot për çështjen e regjistrimit të IMEI, sipas së cilës shkel privatësinë.
“Sa më shumë shtohen reagimet për çështjen e ruajtjes së privatësisë, IMEI-t të telefonit, aq më qesharake bëhen argumentet e qeverisë.”- u shpreh këshilltari ligjor i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi.
Sipas tij Shoqëria civile , ekspertët ndërkombëtarë, Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut, shprehen absolutisht kundër marrjes nga qeveria të IMEI-t, pasi është një nga rrugët më të sigurta, të gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të bisedave e mesazheve.
Gazmend Bardhi ka akuzuar edhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale si besnik i qeverisë dhe jo i mbrojtjes së privatësisë.
“Ne nuk ndërhyjmë thotë ai, po nëse dikujt, të dhënat personale do ti keqpërdoren, atëherë ne do të reagojmë.”-citon Bardhi komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Pra sipas besnikut të qeverisë, dhe jo besnikut të të dhënave personale, pasi ti jetë shkatërruar jeta dikujt, atëherë ai do të ndërhyjë.”-shprehet Bardhi.
Në fund të deklaratës së tij, Gazmend Bardhi në emër të PD bëjmë thirrje kompanive të telefonisë, mos i dorëzojnë qeverisë të dhënat personale të abonentëve, ndryshe do të përballen me pasojat ligjore dhe me bojkotin masiv të shqiptarëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO