TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka hedhur akuza drejt qeverisë, ku sipas saj nuk është marrë asnjë masë dhe se qytetarët po rrinë me orë të tëra në ambulanca.
‘Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qëndrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjendet një shtrat tek infektivi’, shkruan Pampuri në Facebook.
Oriola Pampuri ka vijuar më tej ku shkruan se spitalet nuk kanë më vende për të sëmurët me COVID dhe se qeveria e shkëmben jetën me video propagande.
‘Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi. Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande’, shkruan ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri.
Boll o trapa se ne te gjithe eiropen eshte kjo situate apo dhe atje e ka fajin Rama ? Ju te pd beni ndonje program qe tjua mbushni mendjen njerezve dhe mos u merni me keto gjera koti se meruat boten dhe nuk do te fitoni asnjehere po vazhduat keshtu
Përgjigju