PD tensionon Kuvendin,goditet
Beqaj, Rama nuk lejohet të flasë

PD tensionon Kuvendin,goditet<br />Beqaj, Rama nuk lejohet të flasë
TIRANE - Brenda 1 ore nga nisja e punimeve, seanca parlamentare u ndërpre disa herë. Ka qenë fillimisht kryetari i grupit të PD, Edi Paloka që goditi ministrin Ilir Beqja, teksa ky i fundit po fliste nga foltorja e Kuvendit.

Më pas një tjetër koleg i të djathtëve, Flamur Noka pushton foltoren dhe kërkon që të gjithë të marrin fjalën vetëm pasi të ketë folur Sali Berisha. “Harrojeni, nuk flet askush këtu para se të flasë Sali Berisha”. Kjo deklaratë bëhet në kohën kur drejt foltores kishte shkuar kryeministri Edi Rama i cili tentoi të bënte replikë me parardhësin.

Situata u qetësua rreth orës 14:30 ku nisën dhe replikat me fjalime, ku dominuan Rama e Berisha.

Seanca plenare nga kuvendi i Shqiperise


Seanca plenare nga kuvendi i Shqiperise


Seanca plenare nga kuvendi i Shqiperise

Ora 16:25 -Goditi ministrin Beqaj, socialistët letër Byrosë: Përjashtoni Palokën
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë kërkuar mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar kreun e grupit të PD, Edi Paloka pas goditjes së ministrit Beqaj.
 
Deputetët socialistë akuzojnë Palokën për goditje të ministrit dhe ofendim gjatë seancës plenare.
 
Kërkesa është firmosur nga Taulant Balla, Piro Lutaj, Alfred Peza, Arben Cuko, Pjerin Ndreu, Anduel Xhindi, Adelina Rista dhe Mira Shehu.
 
Kujtojmë që gjatë seancës së sotme është përjashtuar nga Kuvendi deputeti i PD, Noka për thyerje të rregullores.
letra drejtuar byrose se kuvendit
Ora 16:20 -Blushi: Duhen larguar të dy, Deliri dhe Saliri!
Deputeti Ben Blushi ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook nga momentet e tensionit në Kuvend, ndërsa shkruan se "Shikoni si zihen Deliri dhe Saliri kush do flasë i pari në Parlament. Duhen hequr të dy që të flasë populli" shkruan ai. 



Ora 15:25 - Berisha: Kemi mbështetur ish-të përndjekurit, PD do hapë negociatat
Berisha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit duke e akuzuar se ka adhurim për krimin e dobishëm, ndërsa sipas tij, PD ka mbështetur shtresën e ish-të përndjekurve me miliarda lekë privatizime, bursa studimi, etj.
 
"Rama është trashëgimtar i skulptorit xhelat, qëllimi i PD ka qenë më i fortë se i çdo force tjetër politike.
 
Rama ka adhurim për krimin e dobishëm, por do ja mbathë në qershor bashkë me shokët e tij nga pushteti
".
 
Përsa i përket hapjen së negociatave, ish- kryeministri u shpreh se "Më vjen keq që nuk janë hapur negociatat. Ne besonim se mund të hapeshin, por kjo nuk ndodhi, pasi Brukseli nuk kishte besim te Ramam ato do t'i hapë Partia Demokratike". 


Ora 15:05 - Muzeu i diktaturës, Rama-Berishës: Eja vizitoje, bëhu burrë e përballu!
E ndërsa e ka akuzuar se po e bllokon reformën në drejtësi, pasi ka makth Vettingun, Rama e ka ftuar ish-kryeministrin Berisha ditën e shtunë në inaugurimin e muzeut të diktaturës.
 
Kryeministri ka sfiduar Berishën duke i thënë që të bëhet burrë dhe të vijë në inaugurimin e tij që të ballafaqohet me veprat e partisë komuniste.
 
Rama u shpreh se Berisha e ka marrë peng PD, pasi ka qenë sekretar servil dhe i djallëzuar i partisë komuniste.
 
Përsa i përket debatit për ligjin e dosjeve, Rama tha se refuzojmë të konsiderojmë një kandidaturë tuajën për atë proces, pasi PD nuk ka asnjë lidhje me atë shtresë, pasi jeni peng i asaj historie.
 
Fjala e Ramës në Kuvend
Po lufton Vettingun, është makthi jot. Po kërkon që të shpëtosh nga Reforma në Drejtësi.
 
Nuk fole asnjë fjalë për ligjin për hapjen e dosjeve. Ditën e shtunë të ftoj të vish ta vizitosh. Ato gropat që ata hapën janë aty, pjesë e historisë.
 
Je persekutor i dikurshëm që na u ktheve në anti-komunist.
 
Bëhu burrë dhe hajde ballafaqohu me veprat e partisë tënde dhe hajde shiko se në cfarë ke marrë pjesë ti.
 
Sekretar servil dhe i djallëzuar i asaj kohe, dhe po të them se jam mahnitur nga fakti që jeni kaq të lodhur.
 
Nuk ke ngulur një gozhdë për viktimat e komunizmit në Shqipëri.
 
PD ka qenë e marrë peng nga makthi yt, si komunist, pasi i ke shërbyer asaj ideologjie dhe atij terrori.
 
Çohu këtu dhe provo të kundërtën. Këtu nëse ka një at të gjallë je ti, nuk ka asnjë tjetër.
 
Je më kompetenti për të folur për Byronë politike.
 
Refuzojmë të konsiderojmë një kandidaturë tuajën për atë proces, hapjen e dosjeve, pasi nuk keni asnjë lidhje me atë shtresë, pasi jeni peng i asaj historie, ndërkohë që për ne, cështja e tyre nuk është elektorale.
 
Nuk po i hapim dosjet për të marrë vota. 20 mln dollarë të persekuturave jo për të marrë votat, por pas viteve të qeverisjes suaj shumë prej tyre nuk kishin marrë asnjë këst.
 
Në qershor të vitit tjetër do të jeni këtu më pak, mbajeni mend këtë" tha ndër të tjera Rama në Kuvend
.



Ora 14:40 - Berisha: Importi i mbetjeve, lidhje me “Ndrangheta”-n
Ish- kryeministri Berisha pretendon se ka zbuluar disa shkrime të mediave italiane, që sipas tij, vërtetojnë lidhjet e organizatës “Ndrangheta”,  me kompaninë që ka ardhur në Shqipëri për të bërë riciklimin e plehrave.

"Nëpërmjet pamjeve filmike dhe dokumenteve zyrtare, rezulton se ingranimi i ‘klanit Veronez’ në projektin e riciklimit ka nisur në vitin 2014,  kur deputeti rilindës Artan Gaçi shkoi në Verona dhe kërkoi zyrtarisht mbështetjen në kompaninë AMIA-Verona, për të hyrë në Shqipëri. Vizita e Gaçit u pasua nga dy vizita të Edi Ramës i cili u takua në Itali me kryebashkiakun e Veronës Tosi. Ky i fundit erdhi më pas në Durrës ku u fol për një projekt kulturor, por interest e vërteta të takimeve lidheshin me biznesin e riciklimit. Indiciet, dokumentet publike, fotot e publikuara, hetimet e disa personazheve të lidhur nga prokuroria italiane, çojnë në gjurmët e implikimeve të organizatës ‘Ndragheta’, duke ngritur dyshime të arsyeshme se Edi Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë dhe t’ua japë atyre monopolin e riciklimit. Të njëjtat kompani italiane kanë dështuar që të aplikojnë të njëjtën skemë në Rumani, Bosnje apo Kroaci."- deklaroi ndër të tjera Berisha. 

Ora 14:35 - Berisha: “Rama la qytetarët të përmbytur për ekspozitën e shkarravinave në Nju Jork”
Pas përjashtimit të deputetit demokrat Flamur Noka, fjalën në kuvend e mori ish-kryeministri Sali Berisha i cili akuzoi kryeministrin Rama se "i la shqiptarët në terrorin e  përmbytjeve dhe shkoi në Nju Jork për të hapur ekspozitë me shkarravina".

"Në vend të ishte me ta dhe pas tyre, çau ferrën për në Nju Jork për ekspozitën e shkarravinat e tij, kur ja faktoi profesor Et’hem Ruka, shpresoj t’u vijnë mendtë dhe ju se çfarë çon ky nëpër ekspozita, shpresoj t’u vijnë mendtë edhe ju. Të shkosh në Nju Jork e të lësh në kërcënim fatal të përmbytur me mijëra hektarë tokë, fshatra të tëra, duhet të jesh shpirt kazmë si ky për të cilin s’ka keqardhje njerëzore. Janë një kategori njerëzish që për shkak të sëmundjes psiqike që kane s’ndiejnë kurrë keqardhje."- deklaroi Berisha. 

Ora 13:45 Perjashtohet Noka nga seanca
Deputetit demokrat Flamur Noka i terhiqet verejtje. Leskaj e perjashton nga seanca e sotme parlamentare. Deputetet e PD, ngrihgen ne kembe, rrethojne foltoren. Nderpritetrseanca per te treten here brenda pak minutash.

Seanca plenare nga kuvendi i Shqiperise


Ora 13:37- Noka nuk lejon Ramën të flasë: "Harrojeni, nuk flet këtu askush para Sali Berishës" Ndërpritet seanca

Noka nuk lejon Ramën të marrë fjalën, i tregon kryeministrit se kur duhet të ketë të drejtën e fjalës.
“Flet Paloka, merr fjalën Sali Berisha, pastaj ti”.

Nënkryetarja Valentina Leskaj pasi nuk mundi të qetësonte palët kërkoi ndërprerjen e seancës parlamentare.



Ora 13:25 - Paloka i përgjigjet Ballës
Kryetari i grupit të PD-së ironizoi deklaratat e Ballës, duke thënë se etiketoi opozitën si armike të integrimit të Shqipërisë, në një kohë që organizata dhe media të huaja e cilësojnë Shqipërinë si vend të korruptuar ku mbillet kanabis.

"Transparency International dje shpalli që Shqipëria është vendi më i korruptuar i rajonit më të korruptuar të Europës. Corriere della Sera, gazeta më e madhe italiane jo djathtas, shkruan se Shqipëria është sera e madhe e drogës në Europë. Plot dy faqe kundër integrimit armiqtë e jashtëm. Edhe këta bashkë me ne armiqtë e brendshëm presim të marrin vendimin sot për hapjen e dosjeve dhe të na pushkatojnë a të na varin"- deklaroi Paloka.  

Seanca plenare nga kuvendi i Shqiperise


Ora 13:20  - Balla: Ju zbuloj planet e opozitës kundër hapjes së negociatave
Nënkryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla akuzoi opozitën për skenare që kanë si qëllim të bllokojnë hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Ndërsa pritet mbledhja e Këshillit Europian, që do të vendosë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Balla tha se PD ka marrë urdhër politik që të shkaktojë rrëmujë deri më 15 dhjetor, dhe sipas tij, rezultat i këtij urdhri është edhe reagimi i dhunshëm i Palokës ndaj ministrit Beqaj.

Sipas Ballës, opozita po përgatit të dërgojë në Kushtetuese edhe ligjin për qeverisjen e gjyqësorit, për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi.

"Më momentin që në sallën e kuvendit të Shqipërisë u prezantua dhe iu urua mirëseardhja kryetares së komisionit të politikës së jashtme, menjëherë nga rreshti i dytë u dha kushtrimi o burra të prishim seancën. I pari që respekton urdhrin për shkatërrim është kreu i grupit të PD-së, i zgjedhur në këtë detyrë vetëm me arsyen se di të bëjë sherr mirë. Incidenti në sytë e kryetares së komisionit të politikës së jashtme franceze është një urdhër politik i mirë strukturuar, sa kohë që të gjithë e dinë që gjatë këtyre dy javëve në tiranë zbresin përfaqësues të lartë të Komisionit Europian.

Urdhri është këto ditë duhet vetëm sherr, vetëm rrëmuje deri në datën 15 dhjetor. Kjo është sjellje antishqiptare. Nuk është vetëm çështje imazhi sjellja juaj parlamentare.

Një kryetar grupi që argument kundër qeverisë ka vetëm grushtin kundër ministrit.  I bëj me dije opinionit publik planit B, kundër vendimit pozitiv për hapjen e negociatave në Këshillin Europian që mblidhet në 15 dhjetor. Pasi dërguan ligjin e Vettingut në Kushtetuese, në mos sot nesër, PD po bëhet gati të çojë në kushtetuese edhe ligjin për qeverisjen e gjyqësorit."
- deklaroi Balla. 

Ora 12:50 - Beqaj: E vërteta e telefonatës që u transmetua ne TV
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, reagoi nga foltorja e Kuvendit, lidhur me materialin audio që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin "Stop", ku ministri dëgjohej teksa fliste me vartësin  e tij Çlirim Hajdarmataj, kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, i cili është shkarkuar nga detyra.

Ministri sqaroi arsyet e shkarkimit të zotit Hajdarmataj, duke theksuar  se biseda me të është bërë në 8 korrik 2016, ndërsa në materialin e transmetuar në televizion audioja është reduktuar.

"Ajo bisedë është bërë në 8 korrik 2016, unë e kam audion në 10 korrik. Kontrolloni fjalët që keni hequr. Nëse një drejtues paguan një vartësin e tij për 3 muaj kur ai është në Francë padyshim që kjo gjë nuk mund të pranohet. Kjo është historia."- deklaroi ministri Beqaj.

 
 
Ora 12:45 - Berisha, maxhorancës: Jeni të verbër nga sytë e mendjes
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën për prishjen e seancës së sotme parlamentare, duke i cilësuar ata si të verbër nga sytë e mendjes.
“Nëse këta veprojnë në këtë mënyrë unë pastaj detyrohem të përdor ato fjalë që meritojnë që s’i kam për shpirt e për zemër. Keni tre vjet që prishni çdo seancë, të verbër nga sytë e mendjes.

A nuk doli kolegu juaj para jush, a keni ndërgjegje njerëzore? Bëri një aktakuzë të gjerë kundër opozitës, kush e hapi? Asnjë nga diskutantët tanë që u lidhën në diskutim me rendin e ditës, kurse ju dolët këtu sulmuat opozitën. Pa opozitën s’merrni kurrë rekomandim se silleni kështu nuk morët hapjen e negociatave.  Dilni këtu mashtroni, shpifni dhe pastaj shpëtuam shpirtin, po s’ka shpëtim me mashtrim, lexoni pak librat e shenjtë”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik