Qeveria i ka hapur dritën jeshile vaksinave ruse dhe kineze për të realizuar atë cilësohet si vaksinimi masiv i popullsisë. Në vendin tonë kanë mbërritur 192 mijë vaksina kineze Sinovac dhe 10 mijë të tjera Sputnik.

Madje Rama ka paralajmëruar se do te sjelle dhe fabrikën e prodhimit te vaksinës në Shqipëri, për ta pasur jetën e popullatës  të mbrojtur nga Covid. Ndersa sot ka filluar vaksinimi masiv për moshat mbi 70 vjeç në të gjithë vendin. Por sigurimi i vaksinave ruse apo kineze po has në kontestimet e eksponentëve të ndryshëm si të PD-së, ashtu edhe të LSI-së. Reagimi më i fundit erdhi sot nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili në qëndrimin e tij në facebook, e akuzonte qeverinë se po luante me jetën e të moshuarve.

“Në këto kushte kur vihet në lojë siguria e shqiptarëve, shëndeti masiv i popullsisë, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare është e plotë, institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë”, reagoi Shehu.

Partia Demokratike dhe opozita me këto qëndrime po synon që të të trembë dhe te krijojë panik te pensionistët. Vaksinën kineze Sinovac po e marrin 22 shtete dhe se  Shqipëria nuk është i vetmi vend në botë, shtete të tilla si Brazili, Kili, Singapori Turqia po përdorin prej kohësh.