PD tërhiqet, moratoriumi i
skafeve rikthehet për diskutim

PD tërhiqet, moratoriumi i <br />skafeve rikthehet për diskutim
TIRANE-  Partia Demokratike tërhiqet nga “jo”-ja për heqjen e moratoriumit të skafeve. Tre deputetë Metalla, Dashamir Tahiri dhe Koka kanë dorëzuar në Kuvend një amendim që ka të bëjë me lejimin e jahteve, barkave motorike por jo gomoneve.

 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se shtynte diskutimin e nismës PS sepse ishte një amendim nga deputetët Koka, Metalla dhe Dashamir Tahiri, të cilët kanë kërkuar që nisma të kalojë edhe një herë në komisionin e Ligjeve. Kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi deklaroi se nisma ishte hequr nga rendi i ditës pasi PD nuk kishte kuorumin për ta votuar.

“Ju e stafi juaj keni hequr nga axhenda e Kuvendit nsimën e PS për moratoriumin e skafeve. Meqënëse kolegët PD mund të kenë propozime nuk do të thotë se duhet hequr nisma... Ju s’doni votoni se s’keni kuorum ndaj po gjeni mënyra për ta hequr nga axhenda, ndërsa keni premtuar se do të jeni avokat i opozitës."

Nga ana e tij Eduard Paloka deputet i PD kërkoi të sqaronte si relator i këtij pr/ligjit, se moratoriumi ishte rrezuar në komisionin e Ligjeve. Në replikë Topalli tha “Jam dhe do të jem avokatja juaj. Do isha shumë e fyer nëse do mendonit ndryshe. Ju e dini por nuk guxini ta thoni"

MORATORIUMI I SKAFEVE
Pak kohë më parë Artan Gaçi, deputeti i selisë rozë, në emër të Partisë Socialsite dorëzoi në Kuvend një amendament për të hequr moratoriumin e skafeve. Komisioni i Sigurisë dhe Komisioni i Ligjeve rrëzoi amendimin e Gaçit. Prej 6 vitesh ndodhet në fuqi moratoriumi i skafeve dhe trevjeçari i dytë përfundon në shkurt të vitit 2013. Për partinë Socialiste është shkelje të së drejtës për të përdorur pronën privaten ndërkohë që moratoriumi po pengon zhvillimin ekonomik e social të zonave bregdetare. Edhe drejtuesit vendorë socialistë të zonave bregdetare i bënë apel Kuvendit të heqë moratoriumin. Ndërsa demokratët me arsyetimin se vendosja e moratoriumit ka ulur nivelin e krimit të organizuar në vend.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme