PD thirrje SPAK: Heto procedurën e shpalljes si investitor strategjik të vëllait të kryetarit të FRESSH dhe ish-kryebashkiakut të Vorës

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë investimin e përbashkët strategjik të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës Hekuran Brahimajt dhe Turjan Hyskos. Sipas PD, vënia në dispozicion e tokës prej afro 77 mijë m2 për Turjan Hyskon, lidhet me aktivitetin e vëllait të tij, ish-deputet në PS dhe aktualisht kreu i FRESSH, Elio Hysko.

Deklarata e plotë e zëdhënëses për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli 

Listës së investitorëve strategjikë të Kryeministrit strategjik Edi Rama i është bashkuar edhe ish nënkryetari socialist i bashkisë Vorë Hekuran Brahimaj.

Edhe pse me një ritëm jo shumë të suksesshëm në biznes duke pasur parasysh se nga 7 biznese të regjistruara në dhe pas vitit 2021, 5 prej tyre janë në likuidim e sipër, ky fakt nuk e pengoi Edi Ramën i cili ka plane të tjera të ndryshme nga zbatimi i ligjit që të miratonte statusin e veçantë të investitorit strategjik për eksponentin e Partisë Socialiste.

Në këtë investim strategjik ish-nënkryetarit socialist të bashkisë Vorë, do ti bashkohet edhe një tjetër personazh i radhëve të rilindjes.

Ai është Turjan Hysko, vëllai i ish-deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Elio Hyskos. Kështu, me anë të Vendimit të komitetit strategjik nr. 9, datë 23 Korrik 2024, Edi Rama miratoi në parim masa mbështetëse për vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK.2518, e zërit kadastral ‘ullishte’ dhe ‘pemtore’.

Investimi parashikohet me vlerë 50 milion euro. Projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi ‘private’ të subjekteve aplikuese, gjithashtu një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi ‘shtet’. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë ende në fazë negociatash me subjekte private.

Theksojmë se veprimet procedurale të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bashkisë Himarë që i duhej me patjetër Edi Ramës pikërisht për këto arsye, si dhe Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) do të jenë në vëmendjen tonë.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK të hetojë procedurën e ndjekur për këtë investim strategjik i cili do të përfshijë tokë shtetërorë dhe private duke zbardhur dhe burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Desdemona: 17/11/2024 19:54

    .... do e bëj Berishën të lirë. Asht bo si Gandi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate