PD: Tirana nuk njihet më prej ndërtimeve, lavatriçe e parave të pista

PD: Tirana nuk njihet më prej ndërtimeve, lavatriçe e parave të pista

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit pa kufij.

Duke iu referuar një raporti të Global Initiative Network, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi u shpreh se tashmë Tirana nuk njihet më dhe se është kthyer në lavatriçe të parave të pista.

Deklarata e plotë e Këlliçit:

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin mashtrues se nuk do të jepte leje ndërtimi.

Sot, 5 vjet më pas, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.

Erion Veliaj jo vetëm firmosi me mijëra leje ndërtimi, por ua dha ato kompanive  që, sipas llogarive të ekspertëve ndërkombëtarë, kanë pastruar para të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni. 

Raporti i Global Initiative Netëork vlerëson se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj dhe, indirekt nga Edi Rama, burojnë nga paratë e pista.

Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit  1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

Tirana është sot një qytet që vështirë se e njeh, edhe nëse ke jetuar në kryqytet për pak vite. Lulishtet janë zhdukur për t’u zëvendësuar nga përbindësha betoni që pastrojnë paratë e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve të korruptuar.

Rrugët janë ngushtuar, sepse Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë zgjedhur betonin që pastron paratë e pista  përpara interesit qytetar.

Bashkia e Tiranës ka më pak prona sot, sepse Erion Veliaj i ka dhuruar ato tek kompani që investojnë në beton paratë e trafikantëve të drogës apo të politikanëve që kanë vjedhur shqiptarët.

Edhe shembja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë i shërben qëllimit të pastrimit të parave me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt.

Beteja ndaj pastrimit të parave dhe krimit të organizuar është një nga objektivat kryesorë të Partisë Demokratike në drejtimin e vendit.

Beteja për një Shqipëri të pastër është beteja e çdo shqiptari. Beteja për një vend të çliruar nga zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit është ajo çfarë pret çdo shqiptar punëtor dhe i heshtur. Ne jemi gati ta bëjmë këtë betejë dhe ta fitojmë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 08/09/2020 16:33

    Keta shqup-sat kane vendos te komunikojne publikisht me te verbrit ,shurdhet ,memecet dhe handikapatet,,,,sepse me njerzit normale eshte mision i pamundur. Kur kete karar e kane pervetsu edhe rioshet,do te thote se ne ate stan s'ka me shprese civilizimi.

    Përgjigju
  • Toni: 08/09/2020 15:15

    O PD-leshist,po tallesh me ne o gjë e trashë? Pse nuk e dimë ne kush e bëri Tiranën më keq se Bangladeshi? I harrove dy bashkiakët PD-istë të Tiranës që nën udhëheqjen e talibano-shpellarit Sali e shndërruan Tiranën në një çorbë rrumpalliste?Gënje,gënje se diçka do mbetet thoshte Gëbelsi... I keni qejf ju toça idetë e ekstremit të djathtë por harroni që nuk jetojmë në vitet 30-të të shekullit të kaluar! Yyyyyyyy,farë e keqe!

    Përgjigju
  • Tosi: 08/09/2020 13:28

    Gernetaxhiu i pd leshelis i paska futur nja tre dopjo me qofte me gabelt e lumit te Tiranes,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë