PD: "Toni i Kombinatit" doli nga
Rinasi! Policia: Nuk ishte në kërkim

PD: Rinasi! Policia: Nuk ishte në kërkim">
TIRANE - Partia Demokratike dhe Policia e Shtetit kanë replikuar sot në distancë në lidhje me Fatjon Skënderin, i përfshirë në akuzat e deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi, ku sipas këtij të fundit ai është personi që ka paguar Durim Bamin me kërkesë të Ilir Metës për ta eleminuar fizikisht.
 
Ka qenë deputeti i Sekretari i selisë blu Bashkim Shehu që në një dalje për mediat akuzoi se Skendëri ka lënë Shqipërinë për të shkuar në Gjermani në shtator të 2014, kohë kur ishte në kërkim nga policia. Kjo për opozitën vjen për shkak të lidhjeve të Fatjon Skënderit me krerët e mazhorancës.
 
Në një reagim, Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat duke sqaruar se Fatjon Skënderi nuk ka qenë kurrë në kërkim në këtë periudhë. Uniformat blu bëjnë të ditur se në shtator të 2014 është bërë një atentat ndaj Skënderit por janë kryer të gjitha procedurat ligjore, dhe se nuk ka pasur asnjë shkak ligjor për të penguar Fatjon Skënderin të dalë nga Shqipëria. 

Ora 19:25 Policia: PD shpif! Fatjon Skënderi s'ka qenë në kërkim në shtator '14
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ditën e sotme nga Partia Demokratike sipas të cilave, Fatjon Skënderi, ku sipas deputetit Tom Doshi, i ka kërkuar Durim Bamit ta eleminojë atë për llogari të Ilir Metës, është lënë të lëvizë i lirë në aeroportin e Rinasit në shtator pavarësisht se ka qenë në kërkim.
 
Në komunikatën e saj Policia e Shtetit thekson se Fatjon  Skendëri, i njohur ndryshe edhe si “Toni i Kombinatit” nuk ka qenë kurrë një person i shpallur në kërkim nga uniformat blu.
 
Sipas policisë, ndaj Skënderit në 1 shtator të vitit 2014 është bërë një atentat ndaj Skënderit, dhe për këtë ngjarje policia ka nisur hetimet si dhe ka kryer të gjitha kontrollet dhe shoqërimet, përfshirë edhe vetë “Tonin”. Policia nënvizon se gjatë kohës që Skënderi ka lëvizur jashtë vendit, nuk ka pasur asnjë shkak ligjor që të bëhej pengesë e lëvizjes së tij, ashtu siç pretendon selia blu.

“Lidhur me deklaratën referuar shtetasit Fatjon Skënderi, sqarojmë se ky shtetas nuk është shpallur kurrë në kërkim nga Policia e Shtetit dhe as nga Prokuroria. Sqarojmë se në datën 1 Shtator 2014, shtetasi Fatjon Skënderaj, ka qenë objekt i një atentati në Tiranë, ngjarje për të cilën pas referimit nga Policia në prokurori, Prokurori ka regjistruar Procedimin Penal Nr.6106-2014, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë”. Më pas, drejtoria e policisë Tiranë në bashkëpunim me prokurorinë kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore si kontroll banese e ketij shtetasi, shoqërimi në komisariat të tij dhe personave të tjerë që kishin dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe të veprimeve të tjera me metodat speciale të hetimit. Shtetasi Fatjon Skenderi në kohën kur ka dalë jashtë Shqiperisë nuk ka patur asnjë shkak ligjor për t’u penguar. Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim.” thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Ora 12:36 PD: "Toni i Kombinatit" doli nga Rinasi kur ishte shpallur në kërkim
Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë në lidhje me atentatin e dyshuar ndaj deputetit Tom Doshi. Sekretari i PD, Bashkim Shehu në një deklaratë për mediat tha se "Toni i Kombinatit" (Fatjon Skenderaj) është mik dhe klient i dyshes Meta-Rama, sepse pikërisht ditën që është nxjerrë për të urdhëri i kërkimit, ai ka kaluar lehtësisht përmes Rinasit dhe është zhdukur drejt Gjermanisë.

Sipas Shehut Ky është një fakt skandaloz, një dëshmi tjetër e përfshirjes së Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë histori kriminale. Ai tha se kjo është dëshmi e vënies në dispozicion të Ministrit të Brendshëm në mbulim të gjurmëve e largim të dëshmitarëve. 

Deklarata e plotë e Sekretari të PD, Bashkim Shehu 
Ndërmjetësi i dyshuar mes porositësit të vrasjeveve të dy deputetëve, dhe atentatorit është një klient dhe mik i afërt i pushtetit.Sipas akuzave para të cilave ndodhet Ilir Meta, si porositës i vrasjeve, Toni i Kombinatit ka luajtur rolin e ndërlidhësit, pra të gjetjes së atentatorit dhe çuarjes së planit deri në fund.Policia vetë e ka konfirmuar me anë të këtij dokumenti, që Toni i Kombinatit, është përfshirë në këtë skenar të eleminimit të dy deputetëve, pasi e ka shpallur në kërkim me datën 8 shtator të vitit 2014, për akuzën e “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.Që Toni i Kombinatit është mik dhe klient i dyshes Meta-Rama, e tregon fakti se pikërisht, ditën që është nxjerrë për të urdhëri i kërkimit, ai ka kaluar lehtësisht përmes Rinasit dhe është zhdukur drejt Gjermanisë. Një lëvizje e qartë për pengim të hetimit, dhe fshehje të krimit.Por Ilir Meta i ka mbajtur kontaktet me të, pasi dërgoi Spartak Brahon, për ta sjellë në Shqipëri, dhe për ta vënë në shërbim të alibisë së tij, në shërbim të fabrikimit dhe manipulimit të çështjes. Në shërbim të pengimit të drejtësisë dhe fshejes së krimit.Në këmbim të dëshmisë së tij pro-Metës, tonit i janë afruar garancitë e nevojshme, dhe sot është i lirë edhe pse kërkohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.Një skemë tipike mafioze, ndërhyrje brutale në hetim, dhe fshehje e të vërtetës.Ky është një fakt skandaloz, një dëshmi tjetër e përfshirjes së Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë histori kriminale. Një dëshmi e vënies në dispozicion të Ministrit të Brendshëm në mbulim të gjurmëve e largim të dëshmitarëve, pra të fshehjes së krimit. Si doli nga Rinasi Toni i Kombinatit kur ishte në kërkim? Me urdhër të kujt?Këto ngjarje tregojnë se nuk mund të ketë hetim të besueshëm sa kohë që ilir Meta pengon drejtësinë me anë të pushtetit që ka, sa kohë që Edi Rama bashkëpunon në këtë skemë kriminale të shantazhit ndaj organit të akuzës dhe mbulimit të së vërtetës.Nuk mund të ketë hetim të besueshëm dhe të vërtetë të çështjes më të rëndë të 25 viteve, ku Kryetari i Parlamentit akuzohet si porositës i vrasjes së dy deputetëve, sa kohë që pushteti po bën çdo përpjekje për ti bërë presion prokurorisë e për të fshehur të vërtetën.


pd

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë