PD: Topi, president me votat tona
tani përdoret si patericë lokale e PS
Partia Demokratike ka reaguar ndaj aleancës së Partisë Socialiste me ish-presidentin Bamir Topi, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Korçë në 3 nëntor për kreun e Bashkisë.
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar ndaj aleancës së Partisë Socialiste me ish-presidentin Bamir Topi, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Korçë në 3 nëntor për kreun e Bashkisë. Në një deklaratë për shtyp, Koordinatorja për Media në PD, Silvi Bardhi, tha se kjo lëvizje është “mbajtur rezervë dhe është bërë publike dje”, sipas saj “të frikësuar nga mbështetja e fuqishme e qytetarisë korçare për kandidatin e opozitës, Sotiraq Stratobërdha”.
“Në shkëmbim kryeministri Rama po bën gati thërrimet dhe kockat e mbetura nga gostia e klaneve dhe kioskave socialiste për të shpërblyer shërbimet e paskrupullta. Partia Demokratike shpreh sërish keqardhjen e saj për katandisjen në këtë shkallë të ish-Presidentit të Republikës, i cili u ngjit në postin më të lartë të shtetit me votat e kësaj partie, dhe sot e ka bërë veten të përdoret si patericë lokale e Partisë Socialiste”, tha Bardhi.
Në reagimin e PD më tej, Koordinatorja për Mediat u ndal tek krijimi i FRD si opozitë ndaj qeverisë së demokratëve, por sipas saj kjo forcë politike “nuk rezistoi asnjë ditë në opozitë me PS”.
“Ky është një moment qartësie për çdo zgjedhës që mund të ketë patur ndonjë iluzion apo të jetë mashtruar nga pseudodjathtizmi i saj”, vijoi më tej.
Duke u ndalur tek zgjedhjet që pritet të zhvillohen për kreun e Bashkisë Korçë, Bardhi tha se kandidati i PD, “ka vizionin dhe programin për t’i shërbyer këtij qyteti”.
“Partia Demokratike është e përqëndruar në komunikimin me qytetarët, dhe qytetarët për ne janë të parët, qytetarët e Korçës dhe kudo në Shqipëri. Prandaj ne kemi si kandidat një qytetar të mirë si z.Stratobërdha, i cili me vizionin dhe programin që ka për t’i shërbyer Korçës, e bën dukshëm diferencën me kandidatin e PS. Partia Demokratike i sheh zgjedhjet në Korçë si një mundësi për të sjellë në Bashkinë e Korçës projektin më të mirë për t’u shërbyer qytetarëve, dhe nuk i sheh ato si një rast për të gatuar prapaskena politike, apo për të shpërblyer klane të ndryshme me tortën e pushtetit. Ndërsa Edi Rama e sheh votimin e ditës së diel si një mundësi për të rregulluar punët në Tiranë, Partia Demokratike ka një projekt për qytetarët e Korçës, ka një kandidat qytetar që kërkon dhe është gati t’u shërbejë korçarëve”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.7%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27