PD tryezë për Reformën Territoriale! Basha: Nevojë urgjente! Ndarja aktuale e dështuar, duhet dencetralizim real e pavarësi financiare për pushtetin vendor! Bejko: Nisim konsultimet në 12 qarqe

Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal. Kjo ishte ajo që PD kërkon në tryezat e konsultimit me ekspertët dhe qytetarët që nisën ditën e sotme për Reformën Territoriale.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se ndarja aktuale territoriale tregoi se ishte e dështuar dhe se vendi 'u copëtua" në këtë mënyrë për të marrë pushtetin dhe për kalkulime elektorale, ku të humbur dolën qytetarët.

“Në mënyrë absolute nuk mund të pranojmë një ndarje territoriale që largon shërbimet nga qytetarët. Jam i vetëdijshëm që dhe fragmentarizimi ekstrem nuk shërben. Një decentralizim real i pushtetit që është një nga tiparet reale të partive konservatore dhe Partisë Demokratike. Pushteti më i mirë është pushteti afër qytetarit. Në këtë parlament ne nuk i kemi votat, por e mbajtëm fjalën, brenda më pak se 6 muajsh iu kemi dhënë shqiptarëve instrumentin e rindarjes territoriale në bazë të interesave qytetar të tyre dhe jo në bazë të tekave dhe qejfeve të politikaneve apo kalkulimeve elektorale", tha Basha.

Teksa e theksoi Reformën e re Territoriale një nevojë urgjente, Basha shtoi se roli i qeverisjes vendore është zbehur dhe se qëllimi i PD tani është rikthimi i taksave të mbledhura në shërbim të qytetarëve dhe jo më të vidhen nga pushteti qendror.

"U konceptua për të marrë pushtet dhe ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri", tha Basha.

Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe anëtar i grupit të punës për Reformën Territoriale, Roland Bejko, i cili tha se PD do të nis një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqet e vendit teksa ka renditur një sërë problematikash që ka shkaktuar reforma aktuale territoriale.

"Reforma Territoriale është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. Partia Demokratike e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushteti vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria Largimi i qytetarëve nga zonat rurale ka qenë fenomeni më negativ, për bujqësinë nuk bëhet fjalë fare, nuk e menaxhojnë dot këto bashki. për ti ardhur në ndihmë përfaqësuese të saj, PD ka vendosur të zhvillojë një tur të gjerë për konsultimesh me qytetarët në 12 qarqe.  Në këtë sallë janë edhe vetë qytetarët që do të shprehen se si e shikojnë reformën territoriale dhe vetëqeverisjen vendore", tha Bejko.

Me datë 10 shkurt Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Basha: Qeveria rrëzoi propozimin e Bankës Botërore për 12 landfille, tani kanë 3 inceneratorë, ku 2 janë jashtë funksionit

Lulzim Basha tha se me reformën aktuale është zbehur roli i qeverisjes vendore dhe vodhi qytetarët, e këtu solli shembullin e inceneratorëve dhe projektin e rrëzuar që do financohej nga Banka Botërore për krijimin  e 12 landfilleve.

"Shumica prej jush e mbajnë mend pastrimin e mbetjeve urbane. Qendra urbane pastrohej, s’vinte qeveria e Tiranës. Cila ishte strategjia e mbetjeve urbane? Nëse nuk gabohem për numrin, 12 landfille të shpërndara anembanë Shqipërisë, me një proces progresiv të trajtimit të tyre që qytetit dhe qendrat e banuara të pastroheshin me kosto minimale dhe impakti të ishte minimal si për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Ishte një strategji e financuar nga Banka Botërore që shqiptarët të merrnin shërbimin më të mirë. Çfarë ndodhi? Në një sallë tjetër, 500 metra që këndej po zhvillohet seanca për incenetarotrët, djegësit e plehrave. Papritur kompetenca më bazë, kaloi nga kompetencë e pushtetit vendor në atë qendror. Pse? Përgjigja është e qartë, u hodh poshtë një strategji e hartuar në bashkëpunimin e ekspertëve më të mirë të vendeve të BE, e ekspertëve tanë të trajnuar. U hodh poshtë që të ndërtohej një skemë për një pseudoinceneratorë, 2 prej të cilave nuk ekzistojnë fare", tha Basha.

Ora 18:07
Basha: Kjo reformë territoriale u konceptua për të marrë pushtet dhe vjedhur qytetarët! S'jam për sistemin e mëparshëm

Kreu i PD, Lulzim  Bashës reforma aktuale territoriale u bë për të marrë pushtetin dhe për të vjedhur taksat e qytetarëve. Ai tha se rilindja territoriale është nevojë emergjente.

"U konceptua për të marrë pushtet dhe ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente, e duan shqiptarë nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin dhe nuk ka rrugë tjetër vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti vendor dhe një prej tyre është edhe decentralizimi real dhe tu japësh pushtetin që u takon vetëqeverisjes vendore për t'ju shërbyet qytetarëve. Nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm ishte tepër i fragmetuar, por nuk pranojmë edhe një sistem të dështuar vetëm që ka larguar shërbimin nga qytetaret vetëm që qeveria vendore  të vjedhë 430 mln euro për shërbime që nuk kryen. I detyruan bashkitë që paratë që iu kishin dhënë si grante tua merrnin mafia e inceneratorëve", tha Basha

Ora 18:04
Basha: Reforma territoriale nevojë urgjente! Ndarja aktuale e dështuar, t'i japim pushtetit vendor pavarësi financiare dhe më shumë kompetenca

Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në tryezën për reformën territoriale u shpreh se dështimi i kësaj reformë ishte e paralajmëruar. Basha tha se duhet  një liri e plotë fiskale e pushtetit vendor  që taksat e mbledhura të jenë në dispozicion të qytetarëve.  

"Nuk do jenë në fokus vetë konsultimet ne tryeza por edhe me qytetarët. PD është prijësja e këtij procesi të një reforme të re territoriale dhe të jetë një proces kombëtar, jo partizan.  Ajo që pamë nga anketa e kryer, ne nuk jemi duke studiuar pasojat e një aksidenti që na ndodhi, por për fët të keq është rasti i i një dështimi të paralajmëruar.   Duhet një liri e plotë fiskale të pushtetit vendor për të mbledhur këto taksa dhe vënë në dispozicion të qytetarëve. nëse i qëndrojmë centralizmit të taksave atëherë të ndahet në mënyrë të tillë që përgjegjësit që ia delegoni pushtetit vendor ta delegosh bashke me kompetencat dhe bashkë me fondet dhe jo të lani duart dhe kjo ka ndodhur. Qeveria thotë se kjo është përgjegjësi e pushtetit vendor, por nuk i jep asnjë kompetencë", tha Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 15/02/2022 21:55

    Ky Luli ka te ardhme. Tani sa filloi lufta. U lodh shume qe e fitoi reformen territoriale. Me Griden dhe ate kokespillen e Gjirokastres do eci shume.

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/02/2022 20:54

    Basha nje PD pati nen drejtimin e tije dhe me pa aftesine e tije e shkermoqi. Tani imagjinoni ti lihet Shqiperia ne dore ketij se ç'munde te ndodhe. Ka ngelur me nja 15 vete afersisht dhe nga keto janë nen akuze ne prokurori me shumë se gjysma.Jam i bindur qe Shqipetaret do te dine t'ja tregojne vendin me vote. Gjithe historia e Bashes nga Hollanda,Kosova dhe ne Shqiperi deshmon vetem korrupsion,krim dhe tradheti kombëtare.

    Përgjigju
  • Lui: 15/02/2022 20:19

    Po cfare eshte decentralizimi ne nje vend si Shqiperia me me pak se 3 milion banore. Behet decentralizim per shtete me popullsi te madhe qe bashkite arrijne ta mbajne veten nga te ardhurat e veta. E gjithe Shqiperia eshte sa nje lagje e Berlinit ose Parisit. Mos ka ne Paris decentralizim?! Dmth cdo lagje vetemenaxhohet me taksat e veta?! Me kaq pak popullsi, dhe sidomos me menyren e te berit shtet qe na karakterizon ne shqiptareve, ne nuk kemi nevoje per decentralizim sepse fillojme dhe krijojme bajraqe me bajraktare. Dhe korrupsioni dhe nepotizmi vetem kane per tu shtuar.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 15/02/2022 18:27

    Eh, Lu-Lushi, ke fillu te besh ham ham, se ta asgjesuan Amerikane Bacen... Ti mbledhin taksat zonat edhe jo te presin prej qyeteteve te medha si Tirana te mbaj nje shqiperi te tere me Taksa!!!! Hem dhi e zjgebosur hem bisht perpjet keta te rretheve. Tu dalin zot banoreve qe i votojne, dhe jo duan pavaresi individuale po financim qendror per shpenzimet e tyre!!!! Jemi ne KAPITALIZEM o qylaxhi Hollandez!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë