Partia Demokratike akuzon kandidatin e majtë për Tiranën, Erion Veliaj, për largim të padrejtë nga lista e ndihmës ekonomike 20.000 familje duke e cilësuar Veliajn si një politikan që nuk mban premtimet.

Përfaqësuesja e PD Albiona Halimi deklaroi se Erion Veliaj nuk ka mbajtur premtimin për hapjen e 62.000 vëndeve të punës.

 “Në 2013-ën Erioni PREMTOI: “62,000 vende pune përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike duke e zëvendësuar me mundësi reale punësimi në shërbim të komunitetit. A quhet Reformë përzënia e përmbi 20,000 hallexhinjve nga ndihma ekonomike pse kanë një tavolinë dhe ca karrige në shtëpi? Si do të jetojnë këta njerëz të vuajtur? Dhe Ku janë 62,000 vendet e punës që premtoi se do hapeshin?  Erioni ishte Ministri përgjegjës për të realizuar PREMTIMIN e hapjes së vendeve të punës. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim cdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Erioni PREMTOI, por i kishte vetëm fjalë boshe dhe MASHTROI”, tha Halimi.
 
Sipas demokratëve, punë sot ofrohet vetëm në këmbim të zarfit të rryshfetit ose në këmbim të abuzimeve seksuale nga perversët e pushtetit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)