PD-Veliajt: S'e heqim çadrën nga
Bulevardi, e zgjodhën qytetarët

PD-Veliajt: S'e heqim çadrën nga<br />Bulevardi, e zgjodhën qytetarët
Organizatorët e protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, i janë përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se nuk do ta largojnë çadrën nga Bulevardi. 

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e PD-së për ta zhvendosur tendën e protestës te lulishtja e Piramidës, me qëllim çlirimin e trafikut në Bulevardin qendror të Kryeqytetit. 

Por deputetja e PD, Albana Vokshi, tha për Report Tv se çadra nuk do të largohet pasi vendi i protestës është zgjedhur nga qytetarët. 
  
"Kjo çadër që tashmë ka një emër "Çadra e Lirisë", ka tmerruar Velinë dhe shefin e tij. Ky është një vend i zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga PD. Ne do të rrijmë këtu dhe s'kemi për t'u larguar., Veliaj të largohet nga posdti i kryebashkiakut pasi ende s'ka kërkuar falje për dy viktimat e Sharrës. S'ka kërkuar falje që aty punonin fëmijë 10 vjeç, burra dhe gra që s'kanë marrë rrogat. Ai duhet të largohet njëherë e mirë. Duhet të largohet se ka krijuar një censurë të paimagjinueshme ndaj të gjitha mediave. Të largohet dhe për shkatërrimin që po i bën kryeqytetit.
 
Ky është parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Nuk ka më parlament të kriminalizuar, këshill bashkiak të kriminalizuar
", u shpreh Vokshi.

Partia Demokratike po vijon prej ditës së shtunë një protestë maratonë përpara Kryeministrisë. Protestuesit janë ngujuar në një çadër të ngritur në Bulevard ku kërkojnë realizimin e kushtit të vendosur nga Basha për krijimin e një qeverie teknike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)