“Burime të sigurta të Interpolit Ndërkombëtar bëjnë me dije se vëllai i një deputeti të Partisë Socialiste kërkohet nga drejtësia të paktën në 2 shtete.
Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste është në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton të ketë qënë në kupolën drejtuese të një organizate ndërkombëtare dhe të mirëstrukturuar, që trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë.
Baza e aktivitetit dhe e lëvizjeve të tij është Vlora.
Ne po pyesim sot Kryeministrin e vendit, a ka dijeni ai për raporte të tilla të Interpolit Ndërkombëtar?
A është Kryeministri në dijeni të faktit se i kërkuari për trafik ndërkombëtar të drogës ka përfituar shumë lehtësi dhe imunitet falë vëllait të tij deputet?
Në ditët në vazhdim ne do të publikojmë fakte të reja, ndërsa jemi në pritje që Edi Rama të përgjigjet”, tha Vorpsi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)