TIRANE- Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Ilir Rusmali doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar thelbin kushtetues (sipas PD) të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për mbajtjen e referendumit për importin e plehrave.
Sipas Ilir Rusmalit ka pasur një keqintepretim të vendimit të Gjykatës pasi ajo nuk ka dhënë të drejtën e ndalimit të importit por ia ka lënë në dorë shqiptarëve të vendosin.
”Gjykata ka marrë një vendim të rëndësishëm që afirmon të drejtën e shqiptarëve që nëpërmjet votës të marrin vendimin e tyre. Qytetarët duhet të vendosin. Nuk ka marrë vendim për ndalimin e importit por i ka kaluar shqiptarëëve të drejtën për të vendosur.”- tha Rusmali, duke shtuar se “Media dhe njerëz pranë saj që përpiqen të shtrembërojnë përmbajtjen pozicionin e tyre e kanë me hile.”
Rusmali i mëshoi sërish qëndrimit të mbajtur edhe nga qeveria se kjo do i hapte rrugë importit të të gjitha llojeve të mbetjeve të cilat me ligjin e miratuar në Kuvend i për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshihej vetëm një numri prej 55 artikujsh mbetjesh të ndryshme, të cilat mund të përdoreshin për riciklim.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com