PD: Venezuela kërkesë ekstradimi 
në Shqipëri për vëllanë e Xhafës

PD: Venezuela kërkesë ekstradimi <br />në Shqipëri për vëllanë e Xhafës
Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat pa dhënë fakte konkrete ka denoncuar se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllanë e Fatmir Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.
 
"Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës. Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllanë e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.
 
Por Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolen dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze'-thuhet ndër të tjera në reagimin e Partisë Demokratike.
 
Por selia blu nuk jep asnjë fakt në lidhje me akuzat dhe denoncimet në deklaratën për shtyp. Ndërsa Shqipëria, njeh vetëm dy marrëveshje me shtetet e SHBA dhe Italisë, ku në to ka pranuar që t'i japë shtetas shqiptar apo që t'i marrë shtetas me kombësinë e dy shteteve të sipërcituara.
 
Ndërsa çdo shtet tjetër që kërkon shtetas shqiptar, kërkesa është e paligjshme.
 
Edhe në rastin e Venezuelës një kërkesë ekstradimi prej këtij shteti nuk ka mbërritur në Shqipëri, pasi edhe nëse ajo do të vinte në adresë të Interpol Tiranë, ajo do konsiderohej e paligjshme dhe nuk mund te merrej në konsideratë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois