PD: Videot e Ramës nga New York
nuk i fshehin dështimet në shëndetësi

PD: Videot e Ramës nga New York<br />nuk i fshehin dështimet në shëndetësi
Partia Demokratike ka vazhduar edhe këtë të shtunë, akuzat ndaj kryeministrit të vendit, Ramës, për propagandën sipas tyre të ‘’Shëndetësisë Falas’’.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Rama flet nga New York-ut, për arritjet në shëndetësi, ku dhe ka hapur një ekspozitë të skicave të tij me paratë e Vilma Nushit dhe paratë e shëndetit të shqiptaërëve.
 
 Reagim i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi
 
“I PAPËRGJEGJSHMI” KRYEMINISTRI RAMA DHE PROPAGANDA ME "SHËNDETËSINË FALAS"
Nga Neë Yorku, turisti Edi Rama na foli për ato që ai i quan "arritje në shëndetësi".
Foli nga Neë Yorku ku ka hapur ekspozitë të skicave të tij me paratë e Vilma Nushit, me paratë e shëndetit të shqiptarëve.
Nga suita e tij shumë luksoze , shumë e shtrenjtë në Neë York, “i papërgjegjshmi” kryeministër, bën propagandë për dështimin e tij më të madh, "shëndetësinë falas" ndërkohë që tërë vendi është i përmbytur dhe mijëra familje, burra, gra e fëmijë i ka lënë në mëshirë të fatit.
Asnjë video, nuk e fsheh të vërtetën e shëndetësisë në vend. Asnjë sajesë nuk fsheh dot humbjen e jetës së 6 pacientëve me HIV/AIDS për mungesë barnash. Asnjë postim nuk fsheh dot vuajtjen e pacientëve me kancer apo dhimbjen e familjarëve të tyre që i ka lënë pa kurim apo ‎ata mijëra të tjerë që enden vuajtshëm spitaleve që i ka lënë si në gjendje lufte.
Rama ndau me klientët e tij mbi 320 milionë euro për koncesionet në shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në ditën më të keqe, nuk ka ilaçe, nuk kanë shtretër, mungojnë mjetet bazike.
Shëndetësia u ka kushtuar shumë shqiptarëve këto 3 vite, ndërkohë që u bë biznesi më fitimprurës për Ramën-Beqën e klientët e tyre.
E më shumë do t'u kushtojë, pasi koncesione të tjera klienteliste në shëndetësi ka planifikuar Rama në buxhetin 2017.
Ditë më të zeza do vijnë për shëndetësinë.​

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani