PD vijon akuzat: Rama dhe Balluku gënjyen, çmimi i naftës do të rritet

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka rritur çmimin e karburantit duke zhvatur miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Shqipërisë. Ish-deputeti Edmond Spaho deklaroi se Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.

"Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. 

Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetëore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.

Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend. 

Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”. 

Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë. 

Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës. 

Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejne dot plotësisht fëmijët. 

Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi për herë te parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. 

Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën. 

Duke larguar këtë qeveri që punon kundër interesit të qytetarëve shqiotarë, ne do t’i hapim rrugë, me zgjedhje të lira e të ndershme, një qeverie që punon për qytetarët. 

Partia Demokratike e ka gati planin për rimëkëmbjen emergjente të vendit! 

Ne do të anullojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën Rama mbi karburantet. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë!  

Prioriteti ynë absolut është ekonomia e shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, jo pasurimi i kryeministrit, ministrave dhe disa biznesmenëve pranë tyre!

Prandaj, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të patur një qeveri normale, që respekton parimet dhe standardet më të mira europiane për mirëqenien e të gjithë qytetarëve", tha Spaho.

Dokumenti i publikuar nga Edmond Spaho

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 15/07/2019 11:07

    Nuk jeni ju per ket pune.Partia e juaj eshte per te vjedhur,mashtruar,inskenuar ,tradhetuar e vrasese me damke.Nuk keni asnje shanc te ktheheni ne skenen politike,mundsia e vetme eshte 2021.Mos I merrni njerezit ne qafe,lijini te qete ne punen e tyre.Shyqyr zotin keni "intelektualin" perfaqsuesin me te larte te PD,nje mashtrues antisemit,llapaqen e gojndyt si ai qe sqaron "popullin" me budallalleqet e tija.Ju rrofte Mark Marku gazetari "intelektual" krejtesisht injorant qe ne asnje shoqeri e zhvilluar nuk do ta pranonte si intelektual.Ky eshte perfaqesuesi me ideal I SHKOLLIMIT NE Shqiperi pas vitit 1991.

    Përgjigju
  • peoples: 15/07/2019 04:27

    Cbene o vase po qep thase ...jane bere si gramafon i prishur dhe ca te drejta qe mund te kene i kane bere lesh e li me genjeshtrat pa fund..

    Përgjigju
  • Raul: 14/07/2019 19:11

    Plaku i pjerdhur Spaho që del dhe bllokon rrugët e njerzve me Horrat e Elbasanit, njeri mjeran, sa poshtë ka rënë

    Përgjigju
  • Xll: 14/07/2019 18:49

    Ju me keto veprime o spathar tru thar doni ta shtyni dhe nja 30 vjet te tjera po nuk do e arrini se shteti ligjor po ngrihet keto budallalleqe thojini ne gjyq pastaj

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/07/2019 17:26

    O hajni i spitaleve mjaft më me pun rrugaqësh

    Përgjigju
  • Era: 14/07/2019 16:10

    Edhe agjensite e tjera mbikeqyrese qe funksionojne kane nje fee por ky eshte shpenzim qe zbritet nga kostot dhe fitimi jo se ndikon ne rritje cmimi.. gjithsesi duhet te dale specialisti i pergattjes se ligjit te shpjegoje...

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 14/07/2019 16:09

    Do te rritet qe te dalin shpenzimet e demeve qe shkaktuat ju plehrat e kombit.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 14/07/2019 16:05

    Ka dhe Bufi Pulave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë