Taksa për naftën, Shehaj fton qytetarët: T’i bashkohemi protestës

Taksa për naftën, Shehaj fton qytetarët: T’i bashkohemi protestës

Agron Shehaj

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka bërë thirrje për të protestuar ditën e hënë lidhur me rritjen e çmimit të naftës. Sipas ish-deputetit çmimi i naftës në Shqipëri duhet të ishte 150 lekë për litër.

Ai akzuon kryeministrin Rama se justifikohet me argumentin e mbledhjes se fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore.

"Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.

Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t'i shkojnë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.

Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t'a ndalur", shkruan Shehaj.

Foto e postuar nga Agron Shehaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demi: 15/07/2019 10:59

    Qe cmimi i karburantit eshte skandaloz kjo dihet se ka 28 vjet qe vidhet populli por PERSE NUK E KENI ULUR KUR KENI QENE NE PUSHTET O PLERE....

    Përgjigju
  • Hysa: 15/07/2019 02:46

    O BURRA PER SHKATERIMIN E HAJDUTERISE DHE KORRUPSIONIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja