Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se deputeti i Partisë Socialiste Sadri Abazi vijon me ndërtimin e tij pa leje, ndërkohë që ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e favorizon atë.
Zhupa ka pyetur kryeministrin nëse ky favorizim ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Dibrës.
Ja deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa Edhe pas denoncimit publik, edhe pas denoncimit që kanë bërë banorët e zonës, një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje, por me bekimin e Edi Ramës.
Kjo shkelje haptazi e ligjit ndodh cdo ditë prej të paktën një jave, dhe ligji nuk e zë oligarkun e Edi Ramës, Sadri Abazi.
Mijëra njerëz kanë hyre në burg këto tre vite dhe jane edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Përfundojnë në pranga qytetarët për një gjë shumë të vogël brenda shpisë së tyre, ndërsa Sadriu i Ramës bën një kat pa leje tek stacioni i trenit, përqesh banorët, tallet me policët dhe asgjë nuk ndodh.
Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh.
Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim.
Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun?
Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande.
Ka dhe një arsye tjetër pse ligji nuk e kap Sadriun sidomos këto ditë. Janë zgjedhjet në Dibër. Sadriut i është kërkuar të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota, dhe në këmbim i lejohet të ndërtojë pa leje dhe kundër ligjit, si dhe favore të tjera për të cilat do të denoncojmë nesër.
Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me cdo cmim.
Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.2%
-
Të gabuar
62%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 1284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gonzato mesazh magjistratëve: Mbroni reformën në drejtësi, keni të gjithë mbështetjen e BE-së
30 Shtator, 11:00
-
Vangjel Tavo: S'do jem qytetari i parë, por shërbëtori i parë i Himarës! Do i shërbej çdo banori, pa dallim bindjesh politike (Fjala e plotë)
30 Shtator, 10:57
-
Pas bojkotit të Komisioneve, Paloka: Do kërkojmë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, do publikojmë bisedat e SKY dhe lidhjet e politikës me krimin!
30 Shtator, 10:28
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
Edison Ypi: Ik ik ik
30 Shtator, 10:13
-
Aksident në Maliq, makina përplaset me motomjetin, dy të plagosur
30 Shtator, 10:09
-
Presion klubeve, dhunë ndaj stewart-ve e tregtim të paligjshëm në San Siro! Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit
30 Shtator, 10:07
-
Eduard Zaloshnja: Cikli 3-ditor i lajmeve të rëndësishme
30 Shtator, 10:02
-
VIDEO/ Fitoi zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do punoj për qytetarët, kundër abuzimeve e korrupsionit
30 Shtator, 09:56
-
Gjoni dhe Peleshi akuza Tabakut: Mbledhja e Integrimit duhej të mbahej me dyer të mbyllura, shkelët procedurën për të mbajtur fjalim politik
30 Shtator, 09:46
-
Nga kafja te ëmbëlsirat dhe mishi, ja ushqimet për përshpejtojnë plakjen
30 Shtator, 09:37
-
“Ne do ta mbështesim integrimin”/ Tabaku në Komisionin e Çështjeve Europiane: Ndodhemi ende larg, po ky është një proces për shqiptarët jo për poltikën
30 Shtator, 09:36