PD: Viktimën e atentatit e kërkonte
policia prej 3 muajsh, e gjeti banda

PD: Viktimën e atentatit e kërkonte<br />policia prej 3 muajsh, e gjeti banda
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj akuzon ministrin e Brendshëm dhe qeverinë se edhe pse i shpallur në kërkim prej tre muajsh, viktima e atentatit të Fierit, Nelgert Pata lëvizte lirshëm nëpër Shqipëri.
 
Sipas PD, viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.
 
Deklarata e plotë e PD
Viktima e atentatit mafioz dje në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga policia, pasi iu bë një atentat në Tiranë, dhe ai nuk u paraqit në polici, nuk dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.
 
Në kërkim, sipas një emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.
 
Pra policia e shpall zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e ekzekuton.
 
Ky është shteti i Edi Ramës.
Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.
 
Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.
 
Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave.
 

 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja