VLORE - Partia Demokratike në degën e saj në Vlore ka akuzuar sot dëmtimin e çadrave të kandidatit të saj Genci Deromemaj. Sipas PD ky është një akt i paprecedentë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
 
Reagimi i plotë i PD 

Jemi sot këtu, për të denoncuar një ngjarje të shëmtuar e të paprecedent që ka ndodhur gjatë natës së 31 majit.
Dëmtimin e katër çadrave elektorale të kandidatit të Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, Z. Genc Deromemaj.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, një dëmtim kaq masiv dhe kaq i organizuar, as në fushatat më të nxehta elektorale mes demokratëve e socialistëve.
Nuk ka ndodhur kurrë që ethet e humbjes së sigurt të manifestohen dhunshëm në dëmtimin e sendeve promocionale të fushatës apo zbatimit provokues të hapësirave publike.

Takimet e dështuara, sondazhet që ju kanë vulosur humbjen, mungesën e frymës, motivimit e besimit brenda tyre, nuk j‘ua tjetërsojnë dëmtimi brutal i katër çadrave elektorale dhe aq më pak, qebaptoret publike, që cdo ditë e më shumë dhunojnë haptas psikologjinë e vlonjatëve. 

Frustimin tuaj, mos ja shtoni halleve që kanë qytetarët tanë, e aq më pak imazhit të fushatës, që për ne do të jetë në cdo moment të saj, e qytetëtuar.
E në respekt te etikës dhe ligjit, i bëjmë thirrje kandidatit part-time, shtabistit për bashkinë e Vlorës, të distancohet nga veprime të tilla.
I kujtojmë gjithashtu se ëndrra e arkitekitektit, nuk nis me shkatërrimin.

Paralelisht me të ju bëjmë thirrje krenaristëve e kanabistëve të rilindjes, të ruajnë qetësinë. Kjo është dora e tyre, sepse këto veprime nuk janë në traditën e socialistëve.
I bëjmë thirrje gjithashtu organeve të drejtësisë, organziave e partnerëve tanë ndërkombëtarë që monitorojnë zgjedhjet, ta shohin e regjistrojnë këtë rast të paprecedent, për t’i dhënë autorësinë ngjarjeve.
Ne dimë të japim përgjigjen e merituar.

Ne së bashku me qytetarët tanë, të cilët na besojnë se dimë të përcjellim dinjitet.
Kjo përgjigje është e afërt, vota e 21 qershorit.
Deri atëherë: Ju ruani qetësinë:
Po me çadrat ç’Patët?!”
thuhet në deklaratë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)