Zgjatja e vettingut, Meta: Basha, politikan pa koherencë, dje mallkonte sot lavdëron! Përgënjeshtron Berishën: S'është e vërtetë që kemi negociuar për koalicionin me LSI-në

Zgjatja e vettingut, Meta: Basha, politikan pa koherencë, dje mallkonte sot lavdëron! Përgënjeshtron Berishën: S'është e vërtetë që kemi negociuar për koalicionin me LSI-në

Presidenti Ilir Meta

'Politikan absurd pa koherencë', kështu e ka quajtur Presidenti Ilir Meta kreun e PD-së, Lulzim Bashën, pasi PD votoi sot pro zgjatjes së afateve të vettingut. Sipas Metës, Basha dhe 'mallkonte' ndërsa sot 'lavdëron', teksa e akuzon si shërbëtorin e Ramës për kapjen e shtetit.

"Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Lulzim Basha shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe reformës në drejtësi. Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherence", ka thënë Meta në emisionin TPZ.

Ilir Meta hodhi poshtë po ashtu dhe deklaratat e Berishës se ishin konsultuar bashkë për koalicionin me LSI-në. Meta tha se një lajmë i tillë është tërësisht i pavërtetë, megjithatë koalicionin e Berishës me LSI-në, e quajti të natyrshëm.

Me 118 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç'kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij.

Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka kërkuar edhe ndryshime kushtetuese.

Partia Demokratike edhe pse siç e tha edhe kryetari i grupit parlamentar, Alibeaj ' me të drejtë të Zotit do të votonim kundër', vendosi votën pro pasi sipas kryetari Basha kështu i jepet një shans tjetër Vettingut të prokurorëve e gjyqtarëve nën monitorimin ndërkombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Meta 'shet' Berishën: Nuk e negocioi me mua koalicionin

Presidenti Ilir Meta ka 'shitur' sot Sali Berishën, teksa hodhi poshtë deklaratën e këtij të fundit duke thënë se ata nuk kanë negociuar bashkë për koalicionin me LSI-në. Meta tha se një deklaratë e tillë është tërësisht e pavërtetë dhe se nuk ka ndikuar aspak për këtë koalicion.

"Tërësisht e pavërtetë të kem bërë negociata me Berishën për aleancën me LSI. Nuk kam ndikuar aspak për këtë koalicion edhe më duket i natyrshëm. Shqiptarët kurrë nuk duhet të harrojnë çfarë tha Xhejms Bejker kur erdhi në Tiranë: 'Tani erdhi koha t'i zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj', tha Meta në emisionin TPZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen