Partia Demokratike ka kërkuar sot pëmes një deklarate për shtyp largimin e Fatmir Xhafës nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi. Zëdhënsja e shtypit Ina Zhupa deklaroi se nuk mund të qëndrojnë në krye të Komisioni në Drejtësi një person, vëllai i të cilit është një trafikant ndërkombëtar droge. Sipas PD drejtësia venezueliane kërkon ektradimin e vëllait të Fatmir Xhafës.
Deklaratë e zëdhënëses Ina ZhupaShqiptarët kanë pritur me neveri të thellë lajmin se në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi rezulton vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi nga Gjykata e Lartë e Venezuelës.
Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq me tepër ta drejtojë atë. Ai është në konfliktin me të rrezikshëm të interesit, dhe i papranueshëm në sytë e çdo qytetari.
Aq më tepër kur, edhe pas publikimit të fakteve, ka heshtur dhe nuk ka mbajtur asnjë qendrim publik, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para shqiptarëve për këtë implikim të tij.
Sigurisht kumbari i kësaj skeme për kapjen e drejtësisë, për të zgjidhur hallet me dosjet e rënda të korrupsionit e krimit qeveritar, është Edi Rama. Dhe ai u vetëshpall si padrino në këtë rast, sepse foli, doli në mbrojtje të trafikantit.
Nuk tha asnjë fjalë se përse vendosi në krye të Reformës në Drejtësi vëllain e të kërkuarit ndërkombëtarisht, asnjë fjalë për faktet, për vendimin e Gjykatës së Lartë të Venezuelës, por thjesht sulmoi opozitën me fjalor rruge dhe e quajti shefin e shpërndarjes së drogës në Itali dhe menaxherin e heroinës në Bolonja, njeri të ndershëm.
Ky qëndrim i Edi Ramës rikonfirmon planin e tij për kapjen e drejtësisë, në pjesën e mbetur të punës që ka Komisioni i Reformës, pas dështimit të këtij plani me ndryshimet kushtetuese.
Ndaj është emergjent largimi i vëllait të trafikantit ndërkombëtar të drogës dhe çmontimi i planit ogurzi të Ramës.
Komisionit për Reformën në Drejtësi duhet t’i rikthehet menjëherë legjitimiteti me largimin nga drejtimi të vellait të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.4%
-
Të gabuar
77.4%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53
-
Turi blic me strukturat në qarkun e Tiranës, Veliaj: I bindur për fitoren në Kavajë! Një njeri që drejton partinë nga azili në katin e 8 nuk mund të jetë partner për BE
29 Shtator, 20:46
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27