TIRANE- Deputeti demokrat Selami Xhepa është shprehur se në Shqipëri demokracia e brendshme e partive politike lë për të dëshiruar, ndërsa e sheh të domosdoshme që mandati i kryetarëve të partive duhet të jetë i kufizuar dhe duhet të ketë rotacion lidershipi.
Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se në partitë politike shqiptare, përfshirë dhe PD demokracia e brendshme është e vakët dhe e çalë.
Ai shprehet se krerët e partive, sikurse ato të institucioneve duhet të ketë një mandat të kufizuar, ndërkohë që nënvizon faktin se meqënëse jemi një vend që vijmë nga një diktaturë e egër komuniste është e nevojshme që të ketë rotacione të shpeshta të lidershipit politik dhe qarkullim elitash. Duke folur për statusin në BE, Xhepa fajson gjithë politikën nëse dështon për herë të tretë, ndërsa nuk mungon të shprehet se administrata shqiptare duhet shkundur për të pasur rezultate të prekshme.
Duke folur për krizën ekonomike, ai nuk mungon të shprehet se duke qënë se Ministria e Financave s'realizon të ardhurat, mbetet për t'ju drejtuar privatizimeve dhe shkurtimit të shpenzimeve. Ku kërkon një gjë të tillë dhe nga Banka e Shqipërisë.
Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në gazetën
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com