TIRANË- Kreu i PD-së, në Fier Luan Baçi ka publikuar një dokument sipas së cilit tregon se si drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të mos paguajnë orët shtesë për mësuesit.
Në reagimin e tij, Baçi shkruan se kjo është një vjedhje e pastër për mësuesit, që edhe pse po bëjnë orë shtesë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i nuk paguhen.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Baçi thotë se për 7 vite me radhë ato kanë punuar në presionin se do të hiqen nga puna nga "Rilindja", gjë që sipas tij do të ndryshojnë e ardhjen e PD-së në pushtet.
Deklarata e plotë
Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas. Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin lendet me zgjedhje.
Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e lendeve me zgjedhje. Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12. Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare. Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.
Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje. Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.
Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD. Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.
Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter " trima" dhe te "ndershem" ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma "trimat" e " ndershem" ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore. Gjithesesi pritet nje "lufte" e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore.
KONE i Drejtorise se Rrugeve te Fierit, keshtu njihet ne Fier ky tipi. Pyesni se c’ka bere ne kete drejtori e pastaj do e kuptoni me mire se nga kush presim te na drejtoje. Ky eshte nje nga arsyet perse ikin shqiptaret e drejte.
Përgjigju