PDIU 'nxjerr dhëmbet'. Idrizi:
Komision të posaçëm per Çamët

PDIU 'nxjerr dhëmbet'. Idrizi:<br />Komision të posaçëm per Çamët
TIRANE-PDIU ‘nxjerr dhëmbët’. Shpëtim Idrizi paralajmëron kolegët deputetë të mos i kundërvihen kërkesës për të ngritur një komision të posaçëm për çështjen Çame.

Në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentarë një javë më parë si PS, ashtu dhe LSI e quajtën nismën të parealizueshme me mangësi nga ana ligjore dhe thjeshtë për retorikë politike.

Idrizi bëri të ditur se do ngrihet një Komision Hetimor për zbardhjen e çështjes ‘Çame’. Kreu i PDIU-së, tha se ata që do të bëjnë të ashtuquajturit “zëdhënësat e Athines” do përballen me këtë forcë politike. Çamëria nuk ka çmim. Ka vetëm drejtësi. Rroftë Shoqata Çamëria, rroftë Shqipëria”, tha Idrizi.

Në konferencën e kryetarëve Shpëtim Idrizi debatoi me deputetët Dade, Ruçi dhe Braho. Deklaratën ai e bëri gjatë gjatë mbledhjes për 26 vjetorin e shoqatës ‘Çamëria’.

Idrizi: Çamëria nuk ka çmim kërkon drejtësi!
Shoqata “Çamëria” përkujtoi sot 26 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi e cilësoi këtë ditë si homazh për të gjithë ata që kontribuan në zgjidhjen e amanetit.

“Çamëria nuk ka çmim dhe ajo kërkon drejtësi”, kështu ka deklaruar sot kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në aktivitetin e organizuar me rastin e 26-vjetorit të shoqatës “Çamëria”.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Idrizi ka evidentuar ndër të tjera rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur shoqata në 26 vite  duke theksuar se “Shoqata Çamëria e ngritur mbi dhimbje ka ditur ta kthejë atë në një forcë të jashtëzakonshme për të sensibiluar opinionin mbi tragjedinë e popullsisë së Çamërisë.”
 
“Nuk mjafton vetëm të flasim por t’i japim zgjidhe përfundimtare një nga padrejtësie më të mëdha të Kombit shqiptar. Në dhimbjen e kemi kthyer në forcë, për zgjidhen e kësaj çështje. Jemi të vendosur për zgjidhjen e çështjes çame. Shoqata ‘Çamëria’ do zgjerohet me degë të tjera në diasporë.”, tha kreu i PDIU-së.

Shoqata Çamëria u krijua në janar të vitit 1990 dhe ishte ndër organizatat e para politike të themeluara me shpalljen e pluralizmit politik. Kjo shoqatë ka pasur si thelb të saj sensibilizimin e opinionit shqiptar në lidhje me dimensionin e plotë të çështjes çame. Përmes aktiviteteve të ndryshme, konferencave shkencore, artikujve në media apo edhe botimeve të  shumta që flasin për tragjedinë ndaj popullsisë së Çamërisë, shoqata Çamëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në  sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve shqiptare e ndërkombëtarë për çështjen çame.  

Pjesë e fjalës së tij mbajtur në ceremoninë e Shoqatës “Çamëria”
Kemi hyrë në vitin elektoral dhe duhet ta pranojmë që zhvillimi i Çështjes Çame i ka dhënë një shtysë të ndjeshme pse jo elektorale lëvizjes sonë. Falë Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqatës “Çamëria” Çështja Çame tani është në qendër të vëmendjes.

Jo në sondazhet tona, por në sondazhet e të tjerëve qoftë majtas, qoftë djathtas forca jonë politike tregohet vetëm në rritje. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, veçanërisht tek ata që e shohin me panik Çështjen Çame. U bë kohë që Greqia e sheh ngritjen e PDIU-së si rrënimin direkt të interesave të saj shoviniste në Shqipëri.

Natyrisht, ky shqetësim dhe panik është përcjellë drejtpërdrejtë tek krahu politik pro Greqisë në vend, i cili nuk kufizohet vetëm në një parti të falimentuar si ajo e Dules, por kryesisht në parti që gjenden si në qeveri, si në opozitë.

Kjo ka shkaktuar dhe do të shkaktojë fushata të tëra sulmesh politike dhe mediatike ndaj nesh.

Unë nuk jam politikan që shkoj pas sondazheve, por e dalloj shumë mirë energjinë që gjej në terren kudo që shkoj në Shqipëri si në Jug, ashtu dhe në Veri të vendit. Çështja Çame tashmë është bërë tejet popullore jo vetëm prej komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, por ajo po përkrahet gjerësisht nga të gjithë shqiptarët e të tëra trevave. Kemi një shumicë dërrmuese dhe ngritje të zjarrtë patriotike nga Tropoja, Dibra, Shkodra, Korça apo Lezha deri në Fier, Vlorë, Konispol Sarandë. Në Kosovë Shoqata “Çamëria” tani rreshton mbi 20 mijë anëtarë dhe po përhapet vrullshëm, falë patriotëve si Nexhmi Muqiqi. Mes shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi po ashtu ka një përkrahje të zjarrtë. Nuk është më tabu të flasësh për Çështjen Çame brenda në Çamëri mes shqiptarëve, vëllezërve tanë orthdoksë që janë ende atje apo emigracionit të ri që është është krijuar pas viteve ’90 në Greqi.

E gjitha kjo ka shkaktuar mëri, xhelozi, por mbi të gjitha thurrjen e lloj-lloj konspiracionesh.

Ndaj, ja ku po ua them që nuk do lënë gjë pa bërë për të sulmuar PDIU-në, Shoqatën “Çamëria”, drejtuesit e lëvizjes sonë. Keni për të dëgjuar një sërë akuzash dhe sulmesh të paprincipta, por mos i besoni!

Tani që po e humbin betejën si politikanët, ashtu dhe mediat që marrin para nga Athina, e vetmja armë që u ka mbetur është shpifja, shpifja dhe shpifja.

Ndaj, mos kini frikë, sepse jemi në rrugën e duhur, në udhën që na kanë treguar të parët tanë që u vranë, u prenë dhe prapë mbijetuan bashkë me Çështjen Çame dhe Çështjen Kombëtare.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës