TIRANE- Kreu i PDIU ka reaguar në lidhje me diskutimin mes Bushatit dhe Venizellos të çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës, duke qënë dakord me qëndrimin e Ministrit shqiptar. Sipas tij ministri aktual grek nuk e kapërceu paraardhësin e tij, pasi çështja çame nuk është vetëm çështje pronash, por është pjesë e një kuadri tërësor të drejtash të dhunuara, përfshi dhe të drejtën e jetës.    “Ne jemi kunder çdo diskutimi per varrezat sepse ska me vend per varreza te tjera. Ndaj e shohim të pakuptimtë lajmin se komisioni i përbashkët për varrezat do të mblidhet”, thotë deklarata e PDIU. Ndërsa takimin me Janullatos e quan të pakuptimtë.
 
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)