PDIU, Idrizi nis fushatën për zgjedhjet e 14 majit: S'kemi as tokë, as det për të falur! Askush në Parlament nuk e përmend Çamërinë

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit nga Kllogjeri i Sarandës, aty ku çdo vit përkujtohet dëbimi i pupullsisë çame nga tokat e tyre. Idrizi tha se PDIU zgjodhi të garojë sërish vetëm pasi shqipëria nuk ka as tokë, as det për të falur. Me ironi për premtimin e Belind Këlliçit rreth transportit urban falas, Idrizi thotë se debati duhet të bëhet për ekonominë, jo për autobusët.

Shpëtim Idrizi tha se politika shqiptare është e nënshtruar ndaj një fqinji që nuk e kupton se drejtat e njeriut nuk mund të nëpërkëmben. Ndërkohë përmendi edhe çështjen e Çamërisë, për të cilën tha se nuk flitet aspak në Parlament për shkak të frikës nga Greqia.

“Çfarë keni bërë për Çamërinë? Edhe ata që nuk na mbështetën kurrë, prap na godasin prapa ëall-eve të rrjeteve sociale. Prap PDIU-së që doli e vetme i kërkojnë llogari të majtët e të djathtët se ku jemi por prap kam edhe një thirrje dhe dua t’iu drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, shefa e deputetë që janë në listat e partive politike, ku ishit deri dje? Besoj se ia keni borxh Çamërisë që iu bëri të njohur.

Ne nuk kemi as tokë, as det për të falur. Na mjafton dhimbja e Çamërisë dhe e drejta për t’iu kthyer asaj. Çfarë është shqiptare do të mbetet e tillë. Kjo është e vetmja kredo e PDIU-së.

Sot debati bëhet do hipim në autobus me lekë apo pa lekë. Në vend që të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon, punon dhe importon 1.5 miliardë vetëm ushqime, fruta e zarzavate, lini debatin shterpë për autobusin me apo pa lekë, por të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon. Sot kërkojmë bekimin që të vijojmë të punojmë për atdhe e komb.

Nuk e kam kuptuar kurrë sesi në atë sallë të Parlamentit, kolegët e mi propozojnë lloj lloj rezolutash, për krimet në Bosje, deri në Kamborxhia, por nuk thonë asnjë fjalë për çështjen çame dhe të kujtojnë ata që u sakrifikuan që të mbetej kjo shqipëri që është sot.

Në përfundim, Idrizi tha se vijnë si forcë politike serioze që kanë synim të vijojnë punën për atdheun. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë