PDIU: Kamenos antieuropian
Tirana duhet të mbajë qëndrim

PDIU: Kamenos antieuropian<br />Tirana duhet të mbajë qëndrim
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili i quajti çamët bashkëpunëtorë të nazistëve, ndërsa kërcënoi Tiranën që të mos guxojë të sfidojë. 
 
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PDIU thekson se Kamenos i përket një force politike ekstremiste dhe qëndrimet e tij janë kryekëput antieropiane.
 
PDIU i kërkon qeverisë shqiptare të mbajë qëndrim ndaj deklaratave të ministrit grek. "Kamenos, kryetar i një partie të njohur për ekstremizmin, qëndrimet antisemite, antieuropiane, që konsideron udhëheqësit e Gjermanisë së sotme si neonazistë, tani konsideron çamët pa dallim si bashkëpunëtorë të nazistëve. Historinë dhe të drejtën ndërkombëtare e ka infektuar Greqia, nëpërmjet manipulimit të saj dhe genocidit ndaj komunitetit çam. Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend. Dje ministri i mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos, nga një zonë e kufirit shqiptaro grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinjë, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës. Ai duke ju referuar çështjes çame të ngritur nga kryeministri Rama, tha se bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të nazistëve dhe kjo çështje helmon historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. E vërteta është krejtësisht e kundërta e asaj që tha kryetari i një partie antisemite, antieuropiane, parti me frymëzim fetar fondamentalist. Kur politika e jashtme bëhet nga ministri i mbrojtjes veshur me rroba lufte, në një zonë kufitare, mund të presësh vetëm deklarime të tilla absurde", thuhet në deklaratën e PDIU.
 
Çështja çame, thekson PDIU, është një çështje genocidi të Greqisë, që u zhvillua në mënyrë të pandërprerë nga paraardhësit e Kamenos, për ta përmbyllur me spastrimin e këtij komuniteti në fund të Luftës së dytë botërore. "Greqia e Zervasit spastroi gjithë komunitetet e huaja, madje duke bashkëpunuar me gjermanët dhe është e pafalshme që këto vepra kriminale të justifikohen sot nga politikanë të demokracisë. Helmimi i historisë dhe po ashtu dhe i të drejtës ndërkombëtare, për të cilin flet Kamenos vazhdon prej politikanëve si ai që duan të vetëidentifikohen si pasuesit e Zervasit. Kamenos nuk mund ta ndalë në asnjë mënyrë as rikthimin e dinjitetit në politikën e jashtme shqiptare dhe as ndërkombëtarizimin e çështjes çame që u duk qartë në letrën e Komisionerit Europian Hahn.
 
Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian: Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit. Lexoni historianët realistë grekë, lexoni burimet amerikane që konfirmojnë se pikërisht mosbashkëpunimi i shqiptarëve çamë me pushtuesit italianë solli dështimin e tyre në Greqi. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, don të lexojë vetëm historinë që shkrojti Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë", thuhet në deklaratën e PDIU.
 
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cilëson të padenjë edhe stërvitjen ushtarake të Greqisë, vend anëtar i NATO-s, në kufi me Shqipërinë.
 
"Nëse ministrat e mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake dhe shpallje pompoze në kufirin e fqinjit, anëtar i NATO-s, atëherë rezultati është katastrofik: Ky është rasti i ministrit grek të mbrojtjes Kamenos kur flet për çamët, etj"
.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai