
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka uruar Albin Kurtin, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke u bërë kryeministër i Kosovës.
Kryetari i kësaj partie ndër të tjera ka thënë se Kosova na dha një leksion demokracie.
Deklarata: Urime VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit për fitoren në zgjedhje dhe lus nga zemra që ai të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarëte Kosovës e sa me shpejt Kryeministër. Kosova Republika më e re na dha të gjithëve një leksion demokracie:
1. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, por ushtrim demokracie e zgjidhje për Krizat politike. Politikanët vënë atdheun mbi karriken e pushtetit.
2. Zgjedhje të lira të drejta e të barabarta dherezultat i nxjerrë brenda 4 orësh. Kujtojmë votimet moniste të 30 Qershorit, Rilindja garonte e vetme numëronte e vetme dhe ju desh 1 muaj të shpallte rezultatin Zgjedhor e të rakordonte shifrat.
3. Respektimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme e të barabarta janë produkt i respektimit të vullnetit të qytetareve nga politika e jo i Kodit Zgjedhor.
4. Demokracia funksionale duhet ndërtuar çdo ditë kundrejt mentalitetit autoritaris.
Kosova është e para!
Shqipëria e bashkuar është e para!
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull! Rama: Urime Kurtit, por edhe Veselit për pranimin e humbjes







