Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull! Rama: Urime Kurtit, por edhe Veselit për pranimin e humbjes

Politika shqiptare ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë duke uruar fituesit. Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nuk e cilëson Kurtin fitues, por e uron për rezultatin e parë më të mirë.

"Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën" shkruan Rama.

Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) me në krye Albin Kurtin  kryeson zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Teksa janë numëruar 95% të votave ku pas një gare të fortë votash mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), kjo e fundit kryeson garën me 25.90% të votave (shiko ketu rezultatet).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Zgjedhjet në Kosovë/ Ruçi letër urimi Albin Kurtit: Bashkëpunim mes dy qeverive

Kryetari i Kuvendit Shqiptar Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi për fitoren kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. Në letrën e tij, kreu i Kuvendit shprehet se Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive.

“Urime të përzemërta për fitoren e Vetëvendosjes. Qytetarët votuan Vetëvendosjen t’i qeverisë. Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. Përgëzon Veselin për standardet demokratike të zgjedhjeve. Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, modeli demokracie.
Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës", shkruhet në letrën e Ruçit.

Ora 14:37
PDIU: Kosova na dha një leksion demokracie


Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka uruar Albin Kurtin, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke u bërë kryeministër i Kosovës.

Kryetari i kësaj partie ndër të tjera ka thënë se Kosova na dha një leksion demokracie.

Deklarata:  Urime VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit për fitoren në zgjedhje dhe lus nga zemra që ai të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarëte Kosovës e sa me shpejt Kryeministër.  Kosova Republika më e re na dha të gjithëve një leksion demokracie:

1. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, por ushtrim demokracie e zgjidhje për Krizat politike. Politikanët vënë atdheun mbi karriken e pushtetit.

2. Zgjedhje të lira të drejta e të barabarta dherezultat i nxjerrë brenda 4 orësh. Kujtojmë votimet moniste të 30 Qershorit, Rilindja garonte e vetme numëronte e vetme dhe ju desh 1 muaj të shpallte rezultatin Zgjedhor e të rakordonte shifrat.

3. Respektimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme e të barabarta janë produkt i respektimit të vullnetit të qytetareve nga politika e jo i Kodit Zgjedhor.

4. Demokracia funksionale duhet ndërtuar çdo ditë kundrejt mentalitetit autoritaris.

Kosova është e para!

Shqipëria e bashkuar është e para!

Ora 10:38
Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Shembull i maturisë demokratike



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë duke thënë se ishin një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre.

Kryemadhi ndër të tjera ka uruar të gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.

Në fund Kryemadhi shprehet se dëshiron që të shikojë sa më parë krijimin e qeverisë së re në Kosovë.


Reagimi plotë i kryemadhit:

Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.

Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë

Ora 09:46
Zgjedhjet, Basha: Kosova i besoi opozitës! Shembull frymëzues


Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë duke uruar fituesit. "Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren. Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!
" tha Basha.

 

Ora 08:46
Zgjedhjet, LSI: Faqja e bardhë e Kosovës dhe faqja e zezë e Edi Ramës

1569685202_petritvasili.jpg
Ish-kreu i grupit të LSI-së, aktualisht n/kryetar i kësaj force politike Petrit Vasili thotë se zgjedhjet në Kosovë ishin dinjitoze në cdo pikëpamje, ndërsa kur e krahason situatën me Shqipërinë sulmon kryeministrin Edi Rama.

"Zgjedhjet:Faqja e bardhe e Kosoves dhe faqja e zeze e Edi Rames! Kosova mbajti zgjedhje te shkelqyera ne cdo pikpamje dhe doli me e rritur dhe me dinjitoze perpara gjithe botes. Kosova brenda disa oreve mbaron numerimin e votave. Kosova i beri zgjedhjet edhe te parakohshme, edhe me shume alternativa dhe e realizoi rrotacionin e pushtetit ashtu sic e vendosi populli.

Kjo ishte faqja e bardhe e Kosoves. Edi Rama edhe kur voton vetem i duhen 27 dite qe te nxjerre rezultatin. Edi Rama ben votime me nje parti te vetme si diktatoret me idiote te botes. Edi Rama per shkak te kriminalizimit dhe korruptimit pengon zgjedhjet e parakohshme dhe e shkaterron imazhin e Shqiperise perpara gjithe botes dhe i ben shqiptaret me mijra qe te largohen. Kjo eshte pra faqja e bardhe e Kosoves dhe njeherazi faqja e zeze e Edi Rames" shkruan ai.

Ora 08:41
Zgjedhjet, Meta: Kosova shembull! Rajoni vuan nga autoritarizmi

1570133062_ilirmeta.jpg
Edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar duke përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Kreu i shtetit shqiptar i cilëson zgjedhjet në Kosovë si shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, ndërsa thotë se rajoni ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira duke 'thumbuar' institucionet shqiptare, referuar krizës së thellë politike.

"Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!" thotë Meta. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/10/2019 15:01

    Ju jeni letyra dhe llumi i ketij vendi,paci faqen e zeze e mallkimin e ketij populli.

    Përgjigju
  • Populli: 07/10/2019 14:51

    Kane pafytyresine te flasin keta ordinere njerez,keta pacavure qe e kane cuar vendin keta 30 vjet ne zgrip,ka fytyre Ilir Meta kryehajduti e kryebandit i ketij vendi bashke me Monika Kryemadhin te flasin per standarte,boll se na cate by..en e na beni per te vjelle,hapni krahun sa nuk eshte vone.

    Përgjigju
  • Mala: 07/10/2019 14:23

    Opozita shqiptare kendej Drini-Kosove,dallon rrenjesishte nga opozita andej Drini-Shqiperi.Ajo e Shqiperise eshte skajshmerisht destructive, qe perbalte edhe vlerat shiprterore e materiale kombetar,perbalt shtetin ne te cilin jeton dhe nga I cili financohet,Ndersa, opozita kosovare eshte e pa permbajtur vetem ndaj mazhurances-PDK,madje, sajon,shpif e bene mizeverillek gjithfaresh,vetem per ta ulur e çversua qeverisjen e saja.

    Përgjigju
  • YYY: 07/10/2019 11:11

    Obobo, paska folur edhe Tit diarreja! Po ky Likja s'paska thene ndonje gje per Ramushin, megjithese e mori ne qafe te shkretin.

    Përgjigju
  • edi: 07/10/2019 11:11

    Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Shembull i maturisë demokratike.E degjojme tani kete pershendetje nga L.S.I-ja e Komunizmit E perfaqesuar nga familja e madhe Shqipetare qe erdhen BREKEGRISUR ,dhe se fundi sot jane Milionere me Saraje ,Shtepi luksoze Bisnese dhe Florite e vjellur ne Krrabe . Albini priti mobilizoi Popullin dhe ja doli Fitoi Kurse ju sebashku me Berishen Vodhet Qeruat gjithcka nga Populli I mashtruat me thase Mielli per Voten dhe jate Popullin ne rruge te madhe Sot ti kukuvajke yt shoq Meta Berisha e Lulushi qani hallet e Popullit qe i patet ne dore gurin dhe arren per 25 vite ,por ju ra mendja heret qe ti vajtoni si te varfer ,pa libra shkolle dhe pa mesime ne shkolle Kurse ju Brehe-Shurrosur dhe Era Perc i keni femijet ne Angli tjetri ne Hollande ,tjetri ne Austri ,sepse u bete Zengjine me ate Popull qe e mashtruat , Sot hidheni si te derrmuar se keni luftuar per Popullin qysh kur bete Kllonimin me bastard P.D me Slogan Democracy me Komunisten L.S.I-ne . Hey ne votuam per ate Demokraci nga fillimi .por nese ka Gjakpires mashtrues dhe propogandiste me te ndyre ne historine Kombetare ,jeni ju qe Ropet dhe Perlate gjithcka te Popullit ,e sot gerthisni dhe cirreni per Ndershmeri dhe Liri ,BUSHTRA E KODOSHE JENI VIRGJERUAR ME NE FUND .Besoj Populli ju beson dje edhe sot . Nuk ka zgjellje per ju, SPAK ESHTE NE PRAG ,PASTAJ LET TE SHOHIM ATE NDERSHMERI QE LLAPNI NEPER RRUGE

    Përgjigju
  • Ta rrrass lala sone o presidenti kaprizone: 07/10/2019 10:32

    O ilir hajdut ordiner meta po ri urt e mos komento ti që je jashqitja e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • MUT MUZI petrit vasili: 07/10/2019 10:30

    O petrit kak vasili o nipi manush Mut myftiut po ti je njeriu më fundërrin i popullit Shqiptar. Si mund një njeri i degradur të lefi nga mëngjesi deri në dark si një qen bastard. Po hik mor bur se na je vështirosur o langaraq.

    Përgjigju
  • Lexues: 07/10/2019 09:46

    O president kafeneje, cfare te ka penguar te maresh shembull nga ks? Edhe legen edhe moralist.

    Përgjigju
  • Papi: 07/10/2019 08:13

    Po pra urime ... se albinit ju desh te priste 10 dite per te bere urimet ty Nderkohe qe po priste beri dhe nje djale

    Përgjigju
  • Lexues: 07/10/2019 08:10

    Mesoni ndonje gje edhe nga shteti i ri i kosoves o legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat