PDIU përshendët deklaratën e ministrisë së Jashtme

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të përshëndetur deklaratën zyrtare të ministrisë së Punve të Jashtme në lidhje me kundërshtimin e akordimit të pjesëve të territorit ujor shqiptar për kërkime nafte nga ana e shtetit grek.
PDIU në deklaratën për media shprehet se "vlerëson notën e protestës të ministrisë sonë të Jashtme për kundërshtimin e akordimit të pjesëve të territorit ujor shqiptar për kërkime nafte nga ana e shtetit grek. Ky qëndrim është dëshmi e shkallëzimit publik të reagimit tonë shtetëror ndaj arrogancës greke. Shteti grek po synon të luajë me kartën e faktit të kryer për një pjesë të shelfit tonë kontinental, ku prej kohësh janë kryer kërkime për llogari të shtetit shqiptar. Marrëveshja e detit nuk ka asnjë vlerë legale ndërkombëtare dhe shteti grek nuk mund të përcaktojë vetë si të dojë kufijtë ndërkombëtarë".
PDIU thekson se "shteti shqiptar duhet të paralajmerojë kompanitë që po kryejnë kërkime qe të mos hedhin asnjë hap në rrethana të tilla". /atsh/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Malësi e Madhe, vila dy katëshe ishte përshtatur si laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së