PDIU: Presidenti të zgjidhë çështjen çame

PDIU: Presidenti të zgjidhë çështjen çame
TIRANË – Pas mbledhjes me dyer të mbyllura me grupin kuvendor, kryetari i PS Edi Rama është drejtuar për nga hotel “Sheraton”. Sikundër e kishte paralajmëruar edhe një ditë më parë, Rama është takuar me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, një ish pjesëtar i grupit të deputetëve socialistë pak përpara së ai të drejtonte partinë që përfaqëson interesat e popullsisë came në Shqipëri.
Takimi ka nisur rreth orës 12.30, kur fillimisht ka mbërritur Rama i shoqëruar nga kryetari i grupit kuvendor, Gramoz Ruci. Pas tyre kanë hyrë edhe deputetët e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha pas takimit më kryesocialistin Rama se për partinë e kryesuar prej tij kushti i vetëm për presidentin e ri është të mundësojë zgjidhjen e çështjes came.
“Kushti ynë i vetëm është që presidenti i ri, të shprehet qartë për nevojën e zgjidhjes së cështjes came. Unë përshëndes klimën e tanishmë në politikën shqiptare. I jemi larguar konfliktit 3 vjecar, që ishte bërë pengesë për integrimin”, tha Idrizi.

RAMA: PRESIDENTI I RI I PAANSHËM NË ZGJEDHJET 2013
Kryesocialisti Rama deklaroi sot se presidenti i ardhshëm i vendit duhet të marrë përsipër të jetë i paanshëm në zgjedhje e përgjithshme që do të mbahen në vitin 2013.
“Përsëris se duam që të eksplorojmë çdo munësi për të ndërtuar një proces dhe pastaj të shkojmë tek emri, e jo anasjelltas. Duam t’i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë. Mënyra se si do t’i përgjigjemi këtij procesi varet integrimi. Presidenti i ri në zgjedhjet e ardhshëm të jetë i paanshëm. Konsensus mbi të gjitha për arritjen e statusit”, tha kryesocialisti Rama.


Rama ka bërë tashmë të ditur se pas letrës publike, ka nisur takimet me drejtuesit e partive parlamentare, lidhur me ftesën e tij për të miratuar reformën zgjedhore e atë parlamentare përpara se të nisin diskutimet për emrat konkretë të kandiddatëve për presidentë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë