PDIU sot konfirmon aleancën me
PS, Milo ‘harrohet’ nga e majta

PDIU sot konfirmon aleancën me<br />PS, Milo ‘harrohet’ nga e majta
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka vendosur të merret personalisht me bashkimin e së majtës para zgjedhjeve vendore. Duke konsoliduar pozitat me aleatin në qeveri Meta, kryeministri ka bërë ofertën e tij për PDIU dhe ka mbledhur në një tryezë të përbashkët partitë e koalicionit të majtë.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar të partisë së tij për të përcaktuar edhe alenacën që do të ketë në zgjedhjet vendore. Burime nga kjo forcë politike, por edhe nga vetë qeveria e konsiderojnë një çështje të mbyllur afrimin e PDIU-së me mazhorancën, duke sqaruar se kjo forcë politike do të kandidojë me kandidatët e saj në Peqin, Rrogozhinë dhe Konispol.

Ndërkohë që afrimi i PDIU-së ka sjellë edhe pakënaqësitë e veta brenda mazhorancës por edhe në koalicionin e majtë. Në një takim të zhvilluar mes aleatëve, Partia Socialiste ka vendosur të mos çojë ftesë për kreun e PDS-së, Paskal Milo. I pyetur nga “Shqiptarja.com”, Milo sqaron se nuk ka pasur asnjë ftesë nga e majta për të marrë pjesë në tryezën me aleatët.

Nuk kam pasur asnjë ftesë nga PS për të qenë pjesë e tryezës së aleatëve. S’di të them se cilat kanë qenë motivet për të cilat ata kanë marrë këtë vendim, por është fakt që nuk kam pasur ftesë”, deklaroi Milo.

Sipas tij, mazhoranca nuk ka pasur arsye të mbaj qëndrime nisur nga deklaratat publike të bëra prej tij pasi ato nuk kanë qenë opinionet e tij personale por pika të marrëveshjes së firmosur në 2013.

Ndërkohë që kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartka Ngjela konfirmon për “Shqiptarja.com” se edhe pse mori ftesë për të qenë pjësë e tryezës së aleatëve, zgjodhi të mos merrte pjesë. Ngjela nuk pranon të jap detaje nëse do të pozicionohet kundër qeverisë, por sqaron se për momentin mospjesëmarrja në këtë takim ishte vendimi i duhur.

Në takimin e parë që PS zhvilloi me aleatët e saj u vendos që të ketë një bashkëpunim edhe për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Gjithashtu në takimin e zhvilluar u vendos që të krijohet një kryesi ekzekutive e cila do të drejtojë punën në koalicionin e majtë.

Drejtimi i kësaj kryesie i është besuar, Taulant Ballës ndërkohë që në të funksione drejtuese në konsulta do të kenë edhe përfaqësuesit e partive aleate, Gjet Ndoj, Dhimitër Muslia dhe Idajet Beqiri. Në mbledhjet e ardhshme do të flitet edhe mbi ndarje konkrete të posteve mbi kontributet që çdo forcë ka dhënë për koalicionin e majtë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë