/ATSH/- PDIU si parti e interesit kombëtar përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Në një deklaratë për shtyp, PDIU thekson se marrëveshja  është dëshmi se aleanca midis dy vendeve tona është përmbajtësore, afatgjatë në përputhje me traditën më të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
"Po vërtetohet dhe institucionalisht, dhe kontraktualisht ajo që sekretarja e shtetit Hillari Klinton, sot në garën për presidente e SHBA-ve i tha parlamentit tonë: "së bashku do jemi dhe 100 vjetët e ardhshme", shprehet PDIU.
PDIU beson se autoriteti ndërkombëtar dhe rajonal i shtetit dhe kombit tonë fuqizohet ndjeshëm me këtë marrëveshje. "Ne do të dëshironim të mbështeteshim me ekspertizën dhe mbështetjen e mikut tonë dhe për çështje të tilla sensitive si Marrëveshja e Ujrave, apo çështje të tjera".