Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ishte e vetmja parti opozitare që ishte prezent dje gjatë gjithë senacës plenare. Pak kohë para se Parlamenti të kalonte në votimin e buxhetit 2015 dhe paketës fiskale, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, u takua me deputet e partisë çame. Ndërkohë gjatë votimit të projektligjeve, deputetët e PDIU votuan pro ligjet që kishin të bënin me institucionet e pavarura.

Ata votuan pro projektligjin “Për kontrollin e Lartë të Shtetit”, projektligjin “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar” dhe “Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit”. Ndërkohë, deputetët e PDIU shprehën vullnetin e tyre kundër me votë, për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe për paketën fiskale. Gjithashtu deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet u shprehën kundër me votë edhe për krijimin e Komisionit të Posaçëm, i cili i hap rrugë një refome të thellë në sistemin e drejtësisë.