PD-ja me 2 statute! Basha dhe Berisha shtojnë nene kundër njëri-tjetrin! TË GJITHA ndryshimet që prodhoi 11 dhe 18 dhjetori në ‘Kushtetutën’ e partisë

PD-ja me 2 statute! Basha dhe Berisha shtojnë nene kundër njëri-tjetrin! TË GJITHA ndryshimet që prodhoi 11 dhe 18 dhjetori në ‘Kushtetutën’ e partisë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Ky dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, forcën politike opozitare më të madhe në vend me 2 statute, një në 11 dhjetor dhe më i fundit në 18 dhjetor. Dy statute, një të Sali Berishës dhe një tjetër të Lulzim Bashës, që kanë propozuar ndryshime me një qëllim të vetëm, t’i dëmtojnë pozitat e njëri-tjetrin.

Sot Lulzim Basha, si asnjëherë në 30 vite që nga themelimi i partisë ka shtuar në statut një pikë të rëndësishme, që ka të bëjë drejtpërdrejtë me ish-kryeministrin e shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Sot u shkrua e zeza mbi të bardhë që një njeri i futur në listën e zezë të një prej aletarëve më të mëdhenjë të Shqipërisë, siç është Amerika,  nuk ka vend në asnjë funksion drejtues në PD. Pra, thënë ndryshe, në Kuvendin e sotëm të 18 dhjetorit, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Një epitet që jo pak herë i ka vënë Basha- Berishës, pasi e përjashtoi nga grupi i PD-së, është “komunist”, e këtë e ka bërë edhe pjesë të statutit, duke mbështetur “fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive”. Dhe ndryshimi i fundit në statutin e PD-së, të bërë më 18 dhjetor ka të bëjë krijimin e një strukture të re statutore të aleancës qytetare për demokracisë, raporton Shqiptarja.com.

Në total në statutin e PD-së zyrtare me votat e 5004 delegatëve pati vetëm 3 ndryshime statutore, e ndërsa Sali Berisha në 11 dhjetor nuk është treguar kaq i kursyer sa Lulzim Basha.

Berisha, në statutin e tij të votuar nga 4934 delegatë, nënvizoi se një kryetar që humbet zgjedhjet 2 herë radhazi, siç është rasti i Lulzim Bashës, atëherë do duhet të japë dorëheqjen. Ka përfshirë referendumin, ku vendimet e rëndësishme, sipas tij,  do merren nga anëtarësia, siç edhe po ndodh aktualisht, ku nga njëra anë Basha ka mbledhur kuvendin e nga ana tjetër Berisha po bën referendum ku kërkohet shkarkimi i kryetarit aktual.

PD-ja ndodhet në një situatë të paprecedentë, ku palët janë më të ndara dhe asnjëra prej tyre nuk njeh vendimet e tjetrës.

Ndryshimet e bëra në statutin e PD-së në Kuvendin e Lulzim Bashës (18 dhjetor)
1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021
2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.
3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë.
Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës (11 dhjetor)
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë. 
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur