Kuvendi i PD, 5004 delegatë rrëzojnë '11 dhjetorin' dhe anulojnë referendumin! Miratohet neni 'Anti Berisha', përjashtohet nga pozicionet drejtuese! Basha: Ta nxjerrim nga radhët tona (VIDEO)

TIRANË- 5004 delegatët e Lulzim Bashës zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përfshirë shkarkimin e kryedemokratit, referendumin e kësaj të diele me vulë e logo të re, ndryshimin e statutit, Komisionin e Rithemelimit që mori drejtimin e partisë deri më 22 mars kur caktoi zgjedhjet e reja, e po ashtu edhe vendimin që e shpallte nul këtë Kuvend të 18 dhjetorit.

Delegatët i dhanë besimin e tyre Lulzim Bashës që mori i vetëm vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, e ndërsa bënë edhe 3 ndryshime të rëndësishme në “Kushtetutën” e partisë. Në Kuvendin e sotëm, demokratët  miratuan ndalimin e çdo personi të shpallur ‘Non Grata’ në PD, një ndryshim që vjen drejtpërdrejtë si një përgjigje ndaj Sali Berishës, i cili është futur në listën e zezë të Amerikës. Ndryshim pati edhe në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen 58/1 që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracinë, si edhe u vendos “fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive”. 

Duke e përqendruar fjalën e tij mbi të vetmin objektiv, “ky është Kuvendi më pro SHBA”,  Lulzim Basha e shprehu qartë se si duhet të jetë Partia Demokratike e së ardhmes, e shkëputur nga diktatura dhe nga çdo qëndrim antiamerikan që pengon rrugën drejt perëndimit. Me një mea-culpa që nuk mori përgjegjësi në kohën e duhur, Basha pranoi për herë të parë,  se PD për 8 vite ka pasur dy kryetarë.  Për Bashën, kriza “Berisha” ka nisur shumë më herët se ‘Non Grata’, me një parti që konsiderohej pronë e tij private dhe kundërshtarët cilësuar kukulla.

“Berisha bëri sikur iku në vitin 2013. Gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së ketë nyje gordiane. kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin  e tij. Unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve. Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar. Kjo ndoshta mund të na jetë dukur e përshtatshme për disa kohë, madje edhe e volitshme atëherë kur batareja zbrazej drejt kundërshtarëve tanë, por kjo na ka armiqësuar për shumë gjatë me një pjesë të madhe të popullsisë, xhindosjen e ka me SHBA-të”, tha ndër të tjera Basha.

Nuk la mënjanë kritikat për qeverinë dhe të ashtë quajturin trekëndëshin e Bermudës, Meta-Rama-Berisha.

“Ky është shtet i të korruptuarve, i dorëzuar para mafies. Trekëndëshi i Bermudës, ma kuptoni se ç’është? Delegatët po. Do përballemi me këtë kast. Nuk do ju zhgënjejmë”, shtoi ai.

Ditën e djeshme, Basha ka emëruar 12 kryetarët rinj të degëve në PD, pasi u shkarkuan nga kryesia, sepse nuk u angazhuan për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe mbështetën kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ndërkaq është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor. Anëtarë të Komisionit Statutor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Ndërkohë PD është tashmë me dy statute në Gjykatën e Tiranës, njëri i dorëzuar nga Lulzim Basha 3 ditë më parë për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, dhe një tjetër dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrim statutin e ri të miratuar në Kuvendin e Berishës. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

3 vendimet e Kuvendit Kombëtar
1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021
2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.
3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë.

 

Vendim Nr. 139

Propozim per nje shtese ne statutin e PDSH

Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike

Vendim i Kuvendit Kombëtar

Vendim Ratifikues i Kuvendit Kombëtar

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

 

 

VIDEO-KRONIKA - Fjalimi i Lulzim Bashës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Pas Kuvendit, Basha: Hapëm një faqe të re të PD

1639828841_lulzimbasha.jpg

Në përfundim të Kuvendit të PD-së, Lulzim Basha u është drejtuar me një tjetër mesazh demokratëve. Ai thotë se në këtë 18 dhjetor është hapur një faqe e re e Partisë Demokratike, duke theksuar se e kanë shndërruar këtë forcë politike në një alternativë të pastër.

"Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim", shkruan Basha. 

Ora 18:49
Kuvendi i PD-së mbyll punimet/ Bardhi falenderon 5004 delegatët: Sot demokratët zgjodhën të ardhmen

Kuvendi i 11 dhjetorit mbyll punimet, e ndërsa numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi ka falenderuar demokratët që morën pjesë. 

"Një falenderim nga zemra për secilin prej 5004 delegatët, si dhe për çdo anëtar të PD që iu bashkua dhe mbështeti sot Kuvendin Kombëtar të PD. Mirënjohje për sakrificën e të gjithë demokratëve që vetëm japin dhe nuk marrin nga PD! Sot demokratët zgjodhën të ardhmen", tha Bardhi. 

Ora 18:16
Nga ndryshimet statutore tek rrëzimi i '11 dhjetorit', Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha mbyll punimet pas 6 orësh

1639848054_asalll.jpg

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet në orën 18:15 minuta. Ky Kuvend, i thirur sot nga kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur që prej orës 12:00. Në Kuvendin Kombëtar të PD u votuan ndryshime statutore, ndërsa po ashtu u miratua edhe propozimi i nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, që në strukturat e kësaj partie të mos ketë individë të shpallur 'non grata', si dhe krijimi i  Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas. Ndërkohë që me vendimin që ndalohen personat 'non grata' në strukturat e larta të PD Kuvendi ka 'legjitimuar' vendimin që Basha mori për përjashtimi  e Berishës nga Grupi Parlamentar.

Ora 17:45
Alibeaj në Kuvend: Hoqëm dorë nga portretet e varur në mur, pamë nga amerika! SHBA s’na sjell dot në pushtet, por të qenit të vërtetë

 

Në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se ky 3 mujor me zhvillmë të shumta në PD, ka qenë një test moral, që jo të gjithë e kaluan.  

“Test i madh moral për të gjithë ne, nga Basha deri te demokrati më i fundit, testi moral është ky, do të qëndrojmë fort për shkak të mirënjohjes njerëzore drejt portreteve të varur në mur, apo do të shohim interesin e demokratëve, do të shohim nga e shkuara apo të shohim me sakrificë nga e ardhmja, shumë janë tronditur, ndodhi një gjëmë për të gjithë ne, po aty duhet të dalë shpirti i së vërtetës, i sakrificës, ky ishte testi moral që kemi kaluar të gjithë së bashku, kemi pasur tronditje keqkuptime, deri në bastisje të selisë duke rikthyer makthet më të egra të komunizmt, ku tregoi se çfarë ka thellë në zemrën e tij. Në 9 shtator, vendosëm proamerikanizmit. Nuk na sjellin amerikanët në pushtet, por të qenit të vërtetë me njerëzit, të saktë në linjën tonë ideologjike, të aftë për të parë edhe të shkuarën e shkurtër, nuk ishim parti fituese me dualizmin, e shihnim, nuk kishim guxim të shprehnin, e anashkalonim të mirën e demokratëve”, tha ndër të tjera Alibeaj

Ora 17:19
Fatbardh Kadilli fjalim kundër Bashës, kundërshtohet nga demokratët në Kuvend, ndërhyn Bardhi: Pushoni

 

Fjalimi i Fatbardh Kadillit kundër Lulzim Bashës është kundërshtuar nga mbështetësit e këtij të fundit. Por ka qenë numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi që ka ndërhyrë, duke i kërkuar që të pushojnë.

Ora 16:50
Kuvendi Kombëtar, Jorida Tabaku: Nuk do të ketë dy PD! Jemi sulmuar padrejtësisht, kundërshtarët po fërkojnë duart

 

Teksa situata në Partinë Demokratike është mjaft e ndarë, ku janë mbajtur dy Kuvende, deputetja Jorida Tabaku tha sot se s'do ketë dy PD. Tabaku theksoi se PD duhet të hapet për këdo që dëshiron të kontribuojë ndërsa shtoi se partisë i duhen njerëz me ideale.

"PD është shpresa e vetme drejt së ardhmes. Parimet t'ja japim shqiptarëve, duhet t'ja japim së pari demokratëve. Të japim shembullin si do jemi ne në qeverisje. Shtresa e mesme është ajo më vitale e shoqërisë. Jemi sulmuar në mënyrë të pandershme. Kundërshtari jonë politik po fërkon duart dhe s'kanë qenë më të kënaqur se sot."-tha Tabaku.

Ora 16:45
Duma-Bashës: Na udhëhiq, por mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund! Gabimet e tua çuan demokratët te '11 dhjetori'! Nuk kam më asnjë respekt për Berishën

 

Deputetja Grida Duma, kritikoni nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD kryedemokratin Lulzim Basha. Duma theksoi se ishin gabimet e Bashës që çuan qindra demokratë në Kuvendin e 11 dhjetorit që u thirr nga Berisha. Duma i bëri thirrje të gjithëve që mos t'i kthejnë SHBA-të në një sinonim të Lulzim Bashës. Deputetja deklaroi se PD ka gabuar që prej vitit 2013 ndërsa i tha Bashës se mbështetja e saj pa kushte ndaj tij, ka marrë fund.

"Askush nuk e di numrin e atyre që votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ama Basha të ballafaqohej me masakrën zgjedhore. T'i duhet të krijoje hapësira për figurat e krijuara. Në këtë sherr brenda familjes sonë ke një avantazh të madh, sepse ti je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Berisha është fajtori më i madh. PD nuk e ndihmon dot Berishën sepse ai s'ka më asgjë për të humbur por PD s'mund të humbasë çdo gjë për të ngushëlluar egon e pakufijshme të tij. Duke kërkuar ndjesë foltore më foltore pse mbështeti Bashën, ai nuk e hapi gojën 8 vjet rresht dhe e mbrojti Bashën nga moti i keq politikBerisha nuk e shlyen dot fajin e madh për abuzimin me ndjenjat e demokratëve duke e kthyer PD-në në një foltore turpi kundër SHBA-veMbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund."-tha Duma.

Ora 15:29
Roland Bejko: Berisha po rrezikon të ndajë PD-në përjetësisht! Kërkon partinë për t'i bërë të 'fortin' SHBA-ve

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, deklaroi nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndarë PD-në dhe nuk mundi të dilte mbi vetëveten. Bejko theksoi se Berisha po rrezikon ta ndajë PD-në përjetësisht. Ndër të tjera, Roland Bejko theksoi se Berisha e kërkon partinë për t'i treguar SHBA-ve se nuk e nxjerrin dot nga tryeza e vendimmarjes.

"Ne flasim këtu kundër atyre që janë pasuruar në mënyrë të padrejtë nga pushteti i djeshëm që ishte deri në 2013. Berishës i duhet partia për t'i treguar SHBA-së që nuk e nxjerrin dot nga tryeza e vendimmarrjes. Agjenda jonë është në përputhje me partnerët që kemi firmosur. Synojmë të futemi në BE. Agjenda jonë është vota e demokratëve."-tha Bejko

Ora 15:02
Salianji: Berisha kërkon të sakrifikojë PD për egon e tij! Nuk do lejojmë që partia të përdoret si pronë private, është aset kombëtar

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi Sali Berishën se po sakrifikon PD-në pr egon e tij. Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Salianji u shpreh se nuk do të lejohet që PD të përdoret si pronë private dhe si mburojë për këdo që i cenohen interesat personale. Për Salianjin, PD do të ecë më fortë se kurrë.

"Për 8 vite me radhë, Shqipëria ka patur qeverinë më të korruptuar, një qeveri që ka instaluar një regjim, ku partia në pushtet ka uzurpuar çdo gjë. Ky regjim duhet rrëzuar një orë e më parë për të mirën e shqiptarëve. Ne kemi përdorur të gjitha mjetet në betejën me këtë regjim, këtë e kemi bërë falë jush, falë sakrificave tuaja dhe të gjithë ju meritoni falënderimet më të thella nga çdo demokrat. Të gjitha këto që ne bëmë nuk mjaftuan për ta rrëzuar regjimin e Ramës. Lidershipi i PD nuk e lexoi drejtë votën e vitit 2013, votën refuzuese që pavarësisht se PD kishte Bashki, kishte pushtete qytetarët votuan që PD të dilte në opozitë. Lidershipi i PD nuk e kuptoi dot këtë. Ne nuk fajësuam veten dhe nuk reflektuam, por fajësuam shoqërinë dhe u ndëshkuam. Ne u munduam t'i impononim votuesve figura të inkriminuara e të papranuara, pro sot jemi këtu për të reflektuar për të shkuarën, për të hedhur hapa të sigurt drejt të ardhmes. Muajt e fundit kanë qenë të dhimbshme për demokratët ku një pjesë e jona iu bashkëngjitën pakicës për të kundërshtuar shumicën. Disa janë të zhgënjyer. Nuk kanë për t'ja dalë kurrë ta copëtojnë PD për interesat dhe xhepat e tyre. Askush nuk mund ta konsiderojë më PD si mburojë personale sa herë i cenohen interesat personale, as Sali Berisha. PD është aset kombëtar, ne nuk do ta lejojmë të përdoret si mburojë për interesat personale. Në këtë Kuvend do të vendosim nëse do të jemi me të ardhmen apo të shkuarën dhe vota juaj tregoi se ne duhet të jemi me partnerin tonë strategjik, SHBA. Në politikë ka ndërrim brezash, koha e një epoke ka mbaruar dhe një e re lind. Sali Berisha nuk sakrifikon as egon e tij personale, pro kërkon të sakrifikojë PD. Partia Demokratike do të ec më e fortë se kurrë", tha ai.

Ora 14:50
Flutura Açka: Vetëm se kam thënë të vërtetën kundër Berishës më kanë fyer edhe kërcënuar

Deputetja demokrate, Flutura Açka, në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar ka konsideruar dy shembje të thella për Partinë Demokratike efektet e zgjedhje në 25 prill dhe shpalljen “non grata” të Berishës. Açka u shpreh se vetëm ngaqë ka thënë të vërtetën kundër Berishës, e kanë fyer dhe kërcënuar.

“Në këto muaj më është dashur të përjetoj bashkë me ju edhe dy shembje të thella në ngrehinën 30 vjeçare demokratike. Atë të efekteve në Kodin Zgjedhor në 25 prill nga përçarja për të cilin ende nuk jemi çliruar, dhe atë të kodit kanunor të shpalljes ’non grata’ të ish-liderit tonë historik, nga efekti i të cilit duket sikur jemi dy palë ‘armike’. Në rastin e parë përtej trishtimit që me jep që gjatë fushatës të shihje kolegun tënd të manipulonte për vota edhe të afërmit e tu nuk mund të kishe ndonjë brengë të madhe sepse e gjitha shkonte në thesin e demokratëve. Në rastin e dytë, u thirrën në skenë njerëz me qëllimin e vetëm për një fushatë linçimi ndaj pjesës tjetër të demokratëve me një fjalor anti-demokratik, pse jo dhe anti-njerëzor. Vetëm pse kam thënë të vërtetën time që kjo parti duhet të shoh përpara dhe të ketë qasje euro-atlantike kam qenë për javë të tëra në një rrebesh akut fyerjesh, poshtërimesh deri edhe kërcënimesh.

Nuk më shqetësojnë fare vërejtjet e demokratëve të thjeshtë që janë thjesht nën manipulim, apo nën pezm, ata kanë një sens mahintës mirëkuptimi, por çështja është te një shpurë ish-ministrash, diplomatë, gazetarë, ish-deputetë, deputetë, ish-masovikë të kohës së Enver Hoxhës që PD i kishte apo i ka ende në radhët e saj. Lincimi ndaj personit, familjarëve të afërmve ishin në kufijtë e anti-njerëzoresh. Është një urrejtje që nuk do ta kisha besuar po të mos ta kisha njohur. Për ta PD në pushtet u jep mirazhin e majmërisë, vilat, honorarët, tenderat, gardërobën e shtrenjtë. Ende nuk e kanë kuptuar që e kanë kthyer PD-në në shkretëtirë qoftë me heshtjen e tyre. Nuk kanë lënë rast nga takimet me ambasadat të flasin për mungesë lidershipi. Ata e sollën partinë në tranzicion të ri që jemi të detyruar t’i japim fund sot. Partia nuk përdoret vetëm për privilegje dhe për t’u krekosur, PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë”, tha Açka.

Ora 14:14
Vendimet/ Kuvendi Kombëtar i PD: Mbledhja e Berishës më 11 dhjetor nul, organizatë anti amerikane si ajo e Enver Hoxhës

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar sot vendimin anti-Berisha, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur 'non grata' nga SHBA. Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD. Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, që dënonte lëvizjen e Berishës duke e quajtur anti-amerikane. Edhe Kuvendi Kombëtar e konsideron nul Kuvendin e Berishës, dhe për to nuk ka asnjë vlerë politike, ndërsa shtohet se ai ka vepruar si Enver Hoxha, ku ka themeluar një organizatë anti-amerikane, nga e cila distanohen me forcë. Po ashtu, Këshilli Kombëtar ‘mandaton’ Lulzim Bashën të mbroje me forcë vlerat e Partisë Demokratike.

3 vendimet e Kuvendit Kombëtar

1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021

2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.

3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës Qytetare për Demokracinë.

Rezolutë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në 12 dhjetor 2021 në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, -Diskutoi mbi situatën shqetësuese  të krijuar nga lëvizja e zotit  Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i  tij përmbledhës i datës 11 dhjetor;

-Konstatoi se thirrja e ketij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike  dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik;

-Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;

-Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë  një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend,  duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.

-Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

-Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e  demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.

- Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e  mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes,  lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë.  Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.

-Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që  bien ndesh me  përcaktimet  identitare të saj, me interesat  e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit  shqiptar me SHBA.

-Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetesimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat përsonale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.

-Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrrupsionit dhe pandëshkushmërisë  në sferat e larta si një element kyç për  vendosjen  e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve  të lira e të ndershme,  integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend

-Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënieve të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA.

-Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimmarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe alternativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.

Ora 14:07
Kuvendi i PD, konfirmohen 5004 delegatë, tejkalohet Berisha! Jemin Gjana: Nesër  bëjmë publik çdo emër

 

5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD janë të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve sot. Lajmin e bëri të ditur, Jemin Gjana i cili tha se nesër bëhet publik çdo emër.

"Të dhënat që kam këtu konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e PD në mbledhjen e ditës së djeshme vendosi që të krijohet një komision për regjistrimin e delegatëve dhe të gjithë vendimmarrjen e këtij Kuvendi.  7646 anëtarë nga të cilët janë të pranishëm në Kuvendin e datës 148 dhjetor 5004 delegatë", tha Gjana.

Ora 14:01
Basha: Luftojmë korrupsionin brenda radhëve tona! Boll më, faji personal i atyre që shkelin ligjin e abuzojnë me pushtetin

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka shpallur sot 'luftë' edhe korrupsionit brenda partisë që ai drejton. Ai tha se PD do të ndahet nga  mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë. Për Bashën, ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë fajtorë dhe faji i tyre është personal e nuk mund të ndahet!

"E kam thënë më parë, e përsëris sot, se misioni im dhe i PD është lufta kundër korrupsionit, që ashtu si dekriminalizimi – është jetike për Shqipërinë. Kjo është beteja jonë parimore, të cilën e kemi imponuar edhe brenda radhëve tonë, duke kërkuar largimin e njerëzve të lidhur me krimin, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin, duke mbajtur një qëndrim moral, në një kontrast të qartë me kundërshtarët tanë, pasi si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.   Ndaj edhe vjimin e betejës për vijmin e këtij misioni, ne kemi kërkuar vetingun e politikanëve, që është një mjet për të pastruar politikën nga korrupsioni – i cili është armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Dhe në këtë përpjekje për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, monopoleve, krimit të lidhur me politikën, unë dhe Partia Demokratike do të mbështesim drejtësinë që kanë filluar të jap shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta, duke konfirmuar se betejat tona, si në rastin e inceneratorëve, ishin të drejta dhe në shërbim të qytetarëve. Ashtu sic do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me luftën e pakompromis kundër korrupsionin galopant të qeverisë Rama, që është sot qeveria me e korruptuar ne Europë. Dhe për ta ndarë në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të ardhmen nga e shkuara, ne jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin brenda vetes, për të ecur përpara dhe për të sjellë një ndryshim real për shqiptarët.  Fatkeqësisht të gjithë në këtë sallë dhe jashtë saj e dimë se ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Dhe sot dua të deklaroj këtu para jush se për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!!!  Ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Boll më! Ne sot do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin JANË thjesht fajtorë, faji i tyre është personal dhe nuk mund të ndahet! Ndërsa ata që i vuajnë pasojat e këtij abuzimi janë vuajtës", tha Basha.

Ora 13:46
Basha mesazh edhe Metës dhe Ramës: Do ta shkërmoqim 'Trekëndëshin e Bermudës”

 

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, Lulzim Basha pati një mesazh për Ilir Metën dhe Edi Ramën, që bashkë me Berishën ai i quan 'Trekëndëshi i Bermudeve'

 "I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëatrëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen. Demokratët, ashtu si shumica dërmuese e popullti shqiptar, e duan dhe presin një rol edhe më aktiv të SHBA e partnerëve europianë kundër korrupsionit, që është plaga më e madhe sot për vendin. Demokratët nuk janë e nuk mund të jenë të ndarë “sovranistët kundër SHBA ” në një anë dhe “proamerikanë kundër sovranistëve” në anën tjetër.  Të gjithë jemi sovranë e atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro-atlantike.  Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar,  Partia Demokratike është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Që shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton", tha Basha.

Ora 13:29
Basha e pranon: Më falni që në 8 vite lejova dualizmin e Berishës, sot partia ka vetëm 1 kryetar

 

Lulzim Basha ka pranuar se në 8 vite pozicioni i tij në krye të Partisë Demokratike ka qënë 'në mëdyshje' për shkak të dualizmit dhe protagonizmit të Sali Berishës. Ai për këtë kërkoi fjale.

"Por mendësitë komuniste janë një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë. Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.  Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e  kryetarit me protagonizmin  e tij.  Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.

Është përgjegjësia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike. Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre.  Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja.  Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen  e një prej nyjeve  të krizës për të  cilën po flasim. Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar", tha Basha.

Ora 13:28
Basha: Berisha betejën nuk e ka me mua, por me SHBA! E trajton PD si pronë private, unë jam pengesa që ai ta kthejë partinë në bunker antiamerikan

Lulzim Basha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-kreut të PD, ku tha se ai e trajton këtë forcë politike si pronë private. Në fjalë e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Basha tha se Berisha betejën nuk e ka me të, por me SHBA. Sipas Bashës, ai është pengesa që Berisha ta kthejë partinë në bunker antiamerikan.

"Kriza që po përjeton këto muaj Partia Demokratike shpërtheu në datë 9 shtator, pas vendimit tim për pezullimin e Sali e Berishës. Por kjo krizë nuk lindi atë ditë, ajo ka një parahistori  që  lidhet me raportin e Sali Berishës me Partinë Demokratike, të cilën e konsideron  pronë private, me bashkëputorët e tij të cilët i konsideron kukulla, me demokratët e thjeshtë të cilët  po tregon se i konsideron numërorë topi për interesat e hallet e tij. Kjo është kriza “Berisha”, që  ka vegjetuar gjatë në trupin e PD-së në  formën dhe përmbajtjen e kulturës të linçimit dhe terrorizimit të kundërshtarëve dhe mendimit ndryshe,  nga e cila ai nuk arriti të shkëputej kurrë. Kjo ndoshta mund të na jetë dukur e përshtatshme për disa kohë, madje edhe e volitshme atërherë kur batareja zbrazej drejt kundërshtarëve tanë, por kjo na ka armiqësuar për shumë gjatë me nje pjesë të madhe të popullsisë. Kjo krizë shpërtheu ditën kur unë mora vendimin. Xhindosja e tij zbuloi të vërtetën e hidhur se Sali Berisha bëri sikur iku në vitin 2013, por në fakt nuk iku kurrë. Kjo krizë zbuloi gjithashtu se xhindosja e tij nuk është me Partinë Demokratike, nuk është me mua, që jam pengesa që ai ta kthejë atë në një bunker kundër aleatit strategjik të shqiptarëve dhe kundër interesave të demokratëve, por xhindosjen e ka me SHBA-të", tha Basha.

Ora 13:19
Basha: Ky Kuvend, datë e dytë historike pas themelimit të PD! Afirmim i proamerikanizmit pas një periudhe keqkuptimesh e konfliktesh

1639828689_Screenshot2.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar Kuvendin Kombëtar sot si ditën e dytë historike pas themelimit të kësaj partie. Sipas Bashës, sot afirmohet proamerikanizmi, pas një periudhe keqkuptimesh e konfliktesh të kësaj partie me SHBA.

"Personit që mes nesh i kishim vendosur mbi supe më shumë spaleta, atij që i kishim shtruar për gati tre dekada rrugën me lavdërime, i ishte varur mbi karrierën e gjatë politike, cilesimi non – grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Pezmi ishte i madh. Pse ne dhe pse tani? Ishin pyetjet që mbizotëronin mes nesh. Është e vështirë të shpjegohen me fjalë, aq më tepër një trupe politike që ka emocionet e saja në lidhje me këtë cështje, përgjegjësitë që lindin në raste të tilla. Jo për shkak të vështirësisë të vendimmarrjes, por për shkak të pasojave që ato prodhojnë te njerëzit. Në rastin tonë, mencuria për të njohur diferencën midis gjërave që duhet të pranojmë dhe atyre që mund të ndryshojmë, ishte fare e qartë. Përballë historisë tonë, të partisë që ribashkoi Shqipërinë me Perëndimin, që ka shënuar arritjet më të mëdha në raport me aspiratat tona kombëtare, në procese ku Shtetet e Bashkuara kanë qenë jetike, në një marrëdhënie vlerash të sanksionuar në kushtetutën e partisë tonë, shtegu, ndonëse i vetëm dhe i ngushtë, ishte i qartë. Duhej mbrojtur Partia Demokratike, investimi i demokratëve dhe i shqiptarëve për një të ardhme më të mirë! Dhe atë ditë ku mora atë vendim, nisi një marshim i ngadaltë dhe i pashmangshëm drejt kuvendit ku jemi mbledhur sot. Midis 9 shtatorit dhe 18 dhjetorit rreth partisë sonë kanë ndodhur ngjarje, akte dhe procese të pashembullta, të pa ngjara me parë, që i japin këtij kuvendi statusin e një date të dytë historike pas themelimit të Partisë Demokratike si partia e shpresës së shqiptarëve, si partia Euro-Atlantike, si partia e rilidhjes së Shqipërisë me perëndimin pas 45 vitesh të perdes së hekurt të komunizmit barbar shqiptar. Kjo datë e dytë, po aq e rëndësishme, ky akt i dytë, ky kuvend, është dhe duhet të jetë kuvend i afirmimit të proamerikanizmit dhe pro euro-atlantizmit pas një periudhe keqkuptimesh, konfliktesh, paqartësish, kundërveniesh apo problemesh me aleatin tonë strategjik, të cilat kulmuan me pezullimin nga grupi parlamentar i ish-Kryetarit të PD-së, Sali Berisha", tha Basha.

Ora 13:19
Përjashtimi i Berishës? Basha: Drama që ra mbi Berishën s'mund të ishte drama e demokratëve

 

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e mori vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për të mos e bërë dramën e tij, dramë të demokratëve.

"Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim të demokracisë, ne jemi përballur me një fushatë të pashembullt, të pa principtë.  Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh për ta detyrur PD të hyjë në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të Sali Berishës.   Më takonte mua të merrja mbi vete peshën e atij vendimi, të kthesha në rrufepritëse të akuzave që vërshuan dhe vërshojnë si lum, më takonte mua të lidhesha pas direkëve e të mbyllja veshët me dyll, që të mos dëgjoja këngën e sirenave, që sot janë një orkestër e madhe e mirëpaguar, e dirigjuar për të më denigruar mua dhe ekipin tim, e cila kishte vetëm një funksion, shmangien e të vërtetës.

Dhe e vërteta është shumë e thjeshtë. Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët, duke i trazuar shpirtrat e tyre të lënduar nga padrejtësia e 25 prillit, në interes të një personi, dhe të atyre që kurdisin mërinë e tij, duke e dëmtuar kështu Partinë Demokratike.

Por unë nuk mund ta pranoja këtë, ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, por është pasuri e demokratëve, të cilët kërkojnë vetëm një gjë, fitoren.

Dhe fitorja nuk mund të vij kurrë duke pasur një non grata në radhët tona, as duke e shndërruar të gjithë partinë në 'non grata', për ta hir të fatit personal të një personi kushdo qoftë ai. Pandaj çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim të na ndryshojë për mirë", tha Basha.

Ora 13:10
Basha e thotë për herë të parë, paralajmëron përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të parë ka paralajmëruar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.  Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se ai po kërcënon SHBA-të.

"Ne do të lëmë jashtë radhëve atyre që kërcënojnë SHBA për interesat e tyre personale", tha sot Basha.

Ora 13:07
'Si do jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër', Basha: Do jemi partia më e pastër! S'do lejojmë në radhët tona e ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se PD do të jetë partia më e pastër shqiptare dhe se nuk do të lejohen në radhët e kësaj partie apo në ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë.

"Thelbi i asaj që do të zgjedhim sot do të jetë përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. Ne jemi partia demokratike e Shqipërisë, 31 vite me sukseset dhe dëmtimet tona, në qeveri dhe opozitë, ne jemi ata që kemi përcaktuar shkëputjen nga diktatura dhe kemi çarë rrugën e Shqipërisë drejt vlerave të perëndimit. Siç do të jetë PD sot, do të jetë edhe Shqipëria nesër. Ky është një akt i guximshëm pasi do na duhet të provojmë sot se çafër do Shqipëria dh ene do jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërjen e saj duke mos lejuar në radhët tona dhe ekipet drejtuese njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Nuk do lejojmë në struktura drejtues të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme shqiptare, njerëz të regjimit të Enver Hoxhës, njerëz që kanë qenë pjesë e atij regjimi. Nuk do lejojmë njerëz të inkriminuar gjatë këtyre 30 viteve për krime ekonomi,e ndaj njerëzve apo përfshirje në organizata kriminale. Nuk do lejojmë në strukturat drejtues njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, populizma që synojnë detsabilizmin e Rajonit. PD duhet të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë me sytë e mendjen drejt perëndimit. Nuk do lejojmë në PD njerëz me prirje antidemokratike që cenojnë votën, kjo do jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të zgjedhë. Nuk do lejojmë elementë nga bota e errët të lidhjeve të politikës me biznesin, e lidhjeve të botës së krimit me politikën", tha Basha.

 

Ora 13:00
Basha merr fjalën në Kuvend: Koha t'i themi disa të vërteta që më parë vetëm i kemi belbëzuar

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë fjalën në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai është shprehur se se është koha e disa të vërtetave të mëdha që nuk janë thënë deri tani.

"E nis më një falënderim nga zemra për 3 parafolësit, 2 dhjetoristët dhe themeluesin. Ky është organizimi i madh i Kuvendit Kombëtar të demokratëve. Shpreh kënaqësinë nga zemra, tek ju shoh të gjithëve bashkë në një ditë kur kemi shumë për të bërë.

Vëllezër dhe motra nuk kemi ardhur këtu për t'i rrahur shpatullat kryetarit. Jemi mbledhur për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, por vetëm i kemi belbëzuar. Sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës, sepse e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë", tha Basha.  

Ora 12:57
Ish ministri i tij i kujton Berishës rënien e Gorbaçov: Kambana bie për ata që kanë vesh

Ish-ministri i Bujqësisë,në kohën e Sali Berishës, Rexhep Uka i ka përcjellë një mesazh ish-kryeministrit, nga Kuvendi Kombëtar i PD. Në fjalën e tij, Uka i ka kujtuar Berishës kohën kur Mihail Gorbaçov tentoi të bëjë një epokë të dytë në Rusi, por dështoi, pasi sipas tij, nga 70 milionë votues që kishte në fillim, mori vetëm 0.2%.

“Edhe Gorbaçov kur tentoi të bëjë një epokë të dytë, duke kandiduar për president, nga 70 milionë votues, mori vetëm 0.2%. Nuk bëri dot epokë më. Kambana bie për ata që kanë vesh. Bashkë kemi qenë në një rresht, në një front, madje disa prej tyre shumë përpara nesh. Gjithçka është njerëzore, por nëse humbasim frymën, mbarojnë edhe hyjnorja, edhe tokësorja. Te ne janë shfaqur të njëjtat sëmundje”, tha Uka.

Ajo që e quajtëm perëndim mund dhe duhet të na shërbente si shembull. Nuk ishte nevoja që ne të krijonim një hibrid. Nuk do kisha dashur kurrë, edhe një bashkëpatriot, protagonist që të rregullojë Amerikën. Kur të arrijmë këtë, edhe planetit do ja ndryshojmë emrin. Ky popull e ka zgjedhur herët, shumë herët, vetë mikun. Dhe ju e dini fort mirë që ne shqiptarët zgjedhjen e mikut e kemi nga kategoritë më të larta të jetesës. E ka zgjedhur vetë. Është bio. E ku me mujt me gjet forcë me përballu vullnetin e popullit. Vullnet i popullit, vullneti i Zotit. Sot nuk është koha për mllefe. Është e pafalshme të targetojmë një fajtor dhe t’i targetojmë atij gjithë faturën për gjendjen e opozitës. T’i kthehemi misionit, ai të con drejt mandatit. Përfitoj nga rasti të deklaroj pas tre vitesh në pension dhe pensionin tim politik, nuk do harroj kurrë në një takim konfidencial me Ibrahim Rugovën, kur tha “o bëni politikë, o shkoni me dhen”. Unë dhen nuk kam, por do punoj tokën”, tha Uka.

Ora 12:55
Kuvendi Kombëtar i PD-së, Topalli: Basha nuk e ka kuorumin, i solli edhe Rama njerëz për të mbushur sallën, por përsëri nuk ia doli

Jozefina Topalli ka komentuar Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas saj, Ë nuk e ka e ka kuorumin për mbajtjen e Kuvendit, ndërsa ngre hipoteza se Bashën e ka ndihmuar Rama për të mbyushur sallën, por përsëri nuk ja dolën.

“LB nuk ka as kuorum njerëzish.(delegat jo e jo) Pavarësisht ndihmës bujare të Ramës për të sjell njerëz në Pallatin e Kongreseve prapë LB nuk ka as kuorum!

Historikisht LB gjithmonë i dilnin më shumë vota se votues. Ka pas te drejtë një diplomat i rëndësishëm qe tha: Luli është kal i vdekur”, shkruan Topalli.

Ora 12:30
FOTO/ Jo vetëm pjesëmarrje e lartë në sallën e Pallatit të Kongreseve, mbi 20 mijë shqiptarë ndjekin kryedemokratin live në Facebook

1639827040_Sequence03.00162116.Still039.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka mbushur plot me demokratë vetëm sallën e hollin e Pallatit të Kongreseve. Në faqen në Facebook të kryedemokratit, janë mbi 20 mijë persona që po ndjekin live punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke dëshmuar interesin e lartë.

Ora 12:27
Kuvendi i PD, flet ish-studenti i dhjetorit: Berisha po na kthen kultin e individit, detyra jonë ta ndalim

 

'Sali Berisha po rikthen në vend kultin e individit dhe kemi detyrë ta ndalojmë'. Ky është mesazhi i studentit të dhjetori 1990 Ilir Dizdari në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së.

"Ilir Dizdari, student i dhjetorit 90 dhe i shkurtit 91. Të nderuar demokrate dhe demokratë. Na janë shfaqur me metoda pseudo demokrate dhe janë bërë problem për shqiptarët. Çfarë kërkuam ne në vitin 1990? Është koha për ti ritheksuar.

Ne sot kemi të njëjtat detyra themelore për të çuar në vend amanetin e atyre që nuk jetojnë më. Bëj sot bilancin e shumë figurave që themeluan PD-në dhe më rezulton se ata u larguan, u përzunë dhe fatkeqësisht Shqipëria po rikthehet në kultin e individit", tha Dizdari.

Ora 12:14
VIDEOLAJM/ Pjesëmarrje e lartë në Kuvendin Kombëtar të PD! Demokratët mbushin plot sallën e Pallatit të Kongreseve, qindra prej tyre edhe në holl

 

Me mijëra demokratë i janë bashkuar sot thirrjes së Lulzim Bashës për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Salla e Pallatit të kongreseve është mbushur plot, ku ka edhe persona që qëndrojnë në këmbë, ndërsa qindra prej tyre janë edhe jashtë në hollin pritës.

Ora 12:05
Miratohet Komisioni për drejtimin e Kuvendit Kombëtar të PD, kryetar Jemin Gjana

Delegatët në Kuvendin Kombëtar të PD-së kanë miratuar komisionin për drejtimin e punimeve të Kuvendit. Kryetar i këtij komisioni është Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.

Ora 11:59
Kuvendi Kombëtar i PD, Basha mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pritet me entuziazëm nga demokratët

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e Kuvendit Kombëtar të PD. Kryedemokrati u prit me entuziazëm nga demokratët, të cilët kanë mbushur ambientet e Pallatit ët Kongreseve. Basha përshëndeti me dy gishtat lart, ndërsa nuk bëri asnjë koment për mediat.

Ora 11:45
Ina Zhupa për Report Tv: 'Referendumi i kafeneve' nuk mund të marrë vendime! Më qindra delegatë që nuk priteshin kanë ardhur këtu

 

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa  e ka mjaft të qartë atë që po ndodh sot në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj 'referendumi i kafeneve' nuk mund të marrin vendime të vlefshme.

"Demokratë që nuk kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen kanë ardhur sot këtu. E kanë parë spektaklin në 'Air Albania'. Ai proces që po ndodh në kafenetë e Shqipërisë nuk prodhon vendime. Unë i bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu, nëse janë delegatë të marrin kartën, të thonë mendimet e tyre qoftë kundër Lulzim Bashës apo kundër meje. Më vjen keq që demokratët po përdoren si 'mish për top' për interesa personale", tha Zhupa në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.

Ora 11:38
FOTO+VIDEO/ Delegatët e PD nga e gjithë Shqipëria vijnë në Pallatin e Kongreseve me parullën: Zgjedhin të ardhmen

Me parulla 'zgjedhim të ardhmen', delegatë të PD nga e gjithë Shqipëria kanë ardhur sot në Pallatin e Kongreseve, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar. Pjesëmarrja është mjaft e lartë, teksa pritet që të gjithë delegatët të futen brenda Pallatit të Kongreseve për të nisur punimet e Kuvendit.

Ora 11:32
Pasi ia tha në sy Berishës, Kadilli shfaqet në Kuvendin Kombëtar të PD: T'i kapërcejmë të 2 dhe të shohim të ardhmen

 

Fatbardh Kadilli është i pranishëm sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndërsa u shpreh për Report TV se vjen për t'i përcjellë një mesazh demokratëve: 'kapërceni Berishën e Bashën dhe shihni të ardhmen'. Sipas Kadillit, duhet ndërtuar një parti moderne e perëndimore që shkon përtej kryetarit.

"Nuk marr përsipër të certifikoj as praninë e njerëzve a kuorumet, por marr përsipër të bëj atë që i takon çdo njeriu që ka vendosur të propozojë ndryshimet në PD. Kam dalë në garë për ta drejtua PD, nuk mund t'i ndajë demokratët e Bashës e Berishës, demokratëve i bëj thirrje të kapërcejnë Berishën dhe Bashën dhe të shohin për të ardhmen. Thirrja është vetëm një harroni Bashën, harroni Berishën dhe ndërtoni një parti moderne perëndimore. Jam kundër përjashtimeve, unë do bëj përpjekje që demokratët të mos ndahen", tha ai.

Ora 10:44
Pak minuta para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD, nis grumbullimi i demokratëve në Pallatin e Kongreseve

 

Pak minuta para se Kuvendi Kombëtar i PD-së të nisë punimet, në Pallatin e Kongreseve ka nisur edhe grumbullimi i demokratëve. Bashës i janë bashkuar shumica e kryesisë së PD-së, grupit parlamentar dhe Këshillit Kombëtar, ndërsa në mbledhjen e sotme të Kuvendit pritet të miratohen disa ndryshime të rëndësishme statutore.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ҫohuni në këmbë: 20/12/2021 16:10

    Ne fakt, te gjithe Njerezit me fare pak integritet dhe nje grime drejtesie e norme ne qenien e tyre, E KUPTOJNE TANI QARTE se keto grupime te ngjyrosura si parti politike, nuk jane asgje tjeter veçse organizata kriminelesh dhe hajdutesh, qe te bashkuar se bashku nen nje kryekriminel te regjur si sb, kane patur mundesi te vrasin, vjedhin e grabitur me lehte e me mire. Kjo e ashtuquajtura parti 'pd', s'ka qene kurre parti e mirefillte. Kjo Eshte e Qarte Si Drita e Diellit. E tani me ne fund, eshte pikerisht koha e pershtatshme, qe i gjithe Populli i Ndershem Shqiptar te dali e te protestoje me force ne rruge e kudo qe te jete, duke kerkuar shkrirjen e kesaj organizate kriminale dhe organizatoret e udheheqesit e saj "ME VARJE NE LITAR" ne sheshet kryesore te Shqiperise. Te Behet Me Referendum! Ka ardhur koha qe me ne fund edhe ne Shqiperi te vihet ne vend Drejtesia, Rregulli dhe Disiplina!

    Përgjigju
  • Toni: 18/12/2021 23:06

    Palace of Congresses (Pallati i Kongreseve) 4.4 (168) Convention center in Tirana, Albania 1,988+ OVERVIEW REVIEWS PHOTOS ABOUT Main results CALL DIRECTIONS SHARE SAVE Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Albania Map of pallati i kongreseve Description The Palace of Congresses is a venue in Tirana, Albania, where numerous festivals and events are held, including the annual Festivali i Këngës and Kënga Magjike and the Tirana Book Fair. It was built during the late communist era to host the Congresses of Albanian Labour Party and other official activities. Wikipedia Capacity: 2,100 Kapaciteti :2,100

    Përgjigju
  • Mamurrasi: 18/12/2021 17:48

    Nje turp i madh per PD Ku 300 ishin femije, 700 socialista dhe 1 mije demokrat bejeni vete llogarine metamiceni Lul ku si è din tabelen e shumezimit

    Përgjigju
  • Loran shehu: 18/12/2021 17:33

    Me kamarjerat e bankjerat e UET te Salijan legenit te babales nuk mbahet PD

    Përgjigju
    • shqupi: 19/12/2021 19:28

      jo po mbahet me shpellarin non grata e mulin dru me pre e vokshin me ftyre burri e tritan preshin e kokpalaren nga amerika sa me shanc esht rama qe ka keta tipat e juaj e do talli menderen deri sa te vdesi....e ndoshta dhe i vdekur ka per te fituar

  • AltinTop: 18/12/2021 17:33

    7x7=5004 Mjer shqiperia…

    Përgjigju
  • Patrioti: 18/12/2021 17:25

    Kongres me 7200 delegate vetem partia e Lulit dhe partia komuniste e Kines ka. Po salla nuk ka me shume se 2000 vende si behet kongresi, apo i jane ulur ne preher njeri-tjetrit. Ky variant do te jete i propozuar nga Gaz Bardhi.

    Përgjigju
  • Hasan Pordhs: 18/12/2021 17:24

    Vate plaku Sali vate gjej vrime ku te futesh.

    Përgjigju
  • Klodi9: 18/12/2021 16:31

    Kane blere 20 mije shikime ne Facebook neper Azi e shesin sikur po i ndjekin "shqiptaret" ahahahhaa

    Përgjigju
  • leon: 18/12/2021 15:24

    Vetem keshtu pastrohet PD, duhet te perjashtohen shpellaret qe i shkojne mbrapa komunistit te fundit ne Shqiperi shokut Sali NON GRATA.....

    Përgjigju
  • Abdurrahman: 18/12/2021 14:48

    Pallati i kongreseve zë maksimumin 2100persona, me të ngjeshur zë 2600, nuk bëhet as kuorumi 3800. Hahahahaha gallatë ????????????

    Përgjigju
    • @Demokrati: 18/12/2021 18:29

      Ju genjen luli vella se kur ishte kryetar bashkie i dikte 2100 kapaciteti. As pas Saliut nuk duhet vajtur, po turp i botes qe e mund saliu

    • Demokrati: 18/12/2021 15:20

      Pallati i Kongreseve e ka mbi 5000 kapacitetin. Mashtrues!

  • Une: 18/12/2021 14:27

    5 mij ne nje salle me 2 mij vende..keta jane njeri me keq tjetri.

    Përgjigju
  • Loran: 18/12/2021 14:19

    La jemin me pseudonimin e vogli ne sigurim tw shtetit mir i paska numeruar ahahhahahaah

    Përgjigju
  • Endri: 18/12/2021 14:02

    Shpresojme vetem qe e gjithe kjo te sherbeje qe te shporren te gjitha fytyrat e vjetra e te clirohet PD-ja si parti. Berisha duhet te zhduket nje ore e me pare, por edhe ky mashtruesi i buzeqeshur gjithashtu

    Përgjigju
  • adi: 18/12/2021 08:18

    prisni se ka surpriza sot. do shkojme ti verifikijme nje nga nji fallsifikimet e bashes me delegatet dhe do ja heqim breket bardhit

    Përgjigju
  • Fatosi: 18/12/2021 08:07

    ReferendumI do ja HEQE breket bashes...

    Përgjigju
    • Vlora: 18/12/2021 08:19

      Normale Fatos po si uli si do ja nguli Berishes?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë