PD-ja në Korçë: Çfarë duhet të ndodhë që të shpallet 'Gjendja e Emergjencës'

PD-ja në Korçë: Çfarë duhet të ndodhë që të shpallet 'Gjendja e Emergjencës'

Anëtarja e kryesisë së PD-së në Korçë, Sorina Koti pas tërmeteve të rëna në këtë qytet ka bërë thirrje që të shpallet gjendja e emergjencës.

Koti në një deklaratë për mediat ka thënë, se edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga tërmeti i fuqishëm që prishi banesat, gjendja është akoma e njëjtë.

Deklarata e plotë:
 

Sot është dita e 6-të pas lëkundjeve të forta të tërmetit që përfshiu zonën e Korçës. Banorët e dëmtuar kanë 6 ditë që po presin vizita nëpër çadra të përfaqësuesve te Bashkisë dhe të Qeverisë, më në fund, dje, edhe të vetë kryeministrit duke dëgjuar premtime për shtëpi të rindërtuara dhe dëmshpërblime të tjera prej tyre. 

Ndërkaq, në këto 6 ditë, gjendja vazhdon të jetë po njësoj.

Njerëzit vazhdojnë të ngrysen dhe gdhihen nëpër çadra, ose të shpërndarë sa andej-këtej, në kushte fushimi luftarak.

Nisur nga eksperiencat e hidhura të mëparshme për fatkeqësi të tilla natyrore (përmbytjet në Maliq, Lushnje, Fier) me raste konkrete ku banorët e dëmtuar nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, dhe qeveria nuk dha asnjë fond, edhe pse premtimet mediatike ishin të jashtëzakonshme, i drejtojmë disa pyetje Bashkisë dhe Qeverisë, të cilat gjykojmë që duhet të marrin sa më parë një përgjigje.

 Çfarë duhet të ndodhë akoma që Qeveria të shpallë “Gjendjen e Emergjencës”?

Pse ka 6 ditë që nuk kemi akoma një verifikim të plotë të dëmeve dhe hartimin e procesverbaleve për këto dëme të firmosura nga pala e dëmtuar dhe përfaqësuesit e pushtetit?

Mos janë këto vetëm premtime boshe në kuadër fushate? (çudi nuk është se e keni bërë plot herë të tjera)

Që kjo situatë të marrë rrugën e duhur të zgjidhjes, ju bëjmë thirrje që URGJENTISHT të shpallni gjendjen e Emergjencës dhe Institucionet përkatëse të ndërhyjnë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe  jeta e banorëve të kthehet sa më parë në normalitet.

 LERINI PROCEDURAT BUROKRATIKE.

Banorët janë në kushte të vështira.

Përshpejtoni procesin dhe mos i lini ata peng të firmave, vulave, urdhrave apo shkresurinave të tjera.

Dhe nuk është vetëm Floqi. Është Vidohova, Pulaha, Qafzezi, madje dhe vetë qyteti i Korçës ka shtëpi të dëmtuara rëndë.

Të gjithë banorët e Bashkisë Korçë i paguajnë taksat njëlloj, prandaj duhet të trajtohen njëlloj edhe në raste nevoje.

Dhe së fundmi: Merrni urgjentisht masa edhe për punonjësit tuaj, krejtësisht të padisiplinuar dhe pa etikë pune  (se precedentët penale të tyre tani janë bërë të zakonshëm në qeverisjen tuaj) sepse askush nga banorët që i ka zënë ky hall, nuk ka më durim të provojë arrogancën e tyre. Kaq besoj se dhe mund ta bëni pa shpallur gjendjen e emergjencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 06/06/2019 11:56

    Po ashtu shtrohet terreni per te vjedhur sa me shum,se kete e kan patur formen me rezultative keta te shqupit.Te pasurohen me fatkeqesit e te tjereve.Rrac e qenit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali