PD-ja s'i beson policisë për seancën e Kuvendit, thirrje Ruçit: Trego orën, do të jemi aty

PD-ja s'i beson policisë për seancën e Kuvendit, thirrje  Ruçit: Trego orën, do të jemi aty

Në datë 5 mars do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike përgatitet për protestën. Kuvendi ka publikuar datën e mbajtjes së seancës, por jo orën, ndërsa policia e shtetit i referohet orës 10:00 për zhvillimin e Kuvendit, teksa i refuzoi lejen PD-së nisur kjo nga dhuna në protestën e 26 shkurtit duke i kërkuar që të gjejë një tjetër vend për tubim. Por duket se PD-ja nuk është e sigurt se seanca do të zhvillohet në 10:00 duke i kërkuar Gramoz Ruçit që ta zyrtarizojë orën.

"Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit" thotë Bardhi.

Uniformat blu do të jenë të angazhuara njëjtë si në protestën e 26 shkurtit ku mbi 1200 efektiv ishin të vendosur para parlamentit. Më 26 shkurt, protestuesit u pozicionuan në të dyja hyrjet e parlamentit duke penguar hyrje daljet nga salla, të deputetëve dhe ministrave që morën pjesë në seancë (lexo ketu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot