Më 5 mars seancë dhe protestë! Policia -PD-së! Jo tubim tek Kuvendi, ose mbani përgjegjësi penale (LETRAT)

Më 5 mars në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancë plenare. Në të njëjtën ditë, në orën 09:00 të mëngjesit, Partia Demokratike i ka kërkuar leje Policisë së Tiranës, për zhvillimin e një protesta para Parlamentit. Në një letër të datës 1 mars, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar leje për tubimin e opozitës mbajtur në rrugën "George Bush" para Parlamentit, por përgjigjja e kryepolicit të Tiranës, Kastriot Skënderi, nuk ishte siç PD priste.

Në përgjigjen me shkresë zyrtare, blutë e Tiranës, i kujtojnë PD-së, pasojat e protestës së dhunshme të 26 shkurtit tek Parlamenti, duke radhitur, dhunën fizike ndaj deputetëve Paulin Stërkaj e Sadri Abazi dhe ministrit Blendi Klosi, dhunën ndaj efektivëve të policisë që u qëlluan me gurë, shashka, shkopinj, duke lënë disa prej tyre të lënduar.

Mbi bazën e këtyre argumenteve, Policia thotë se protesta nuk mund të mbahet tek Kuvendi, pasi cënohet siguria e institucionit, e deputetëve dhe administratës, pengohet hyrja e tyre në institucion dhe u rrezikohet jeta, e po ashtu cënohet edhe mbajtja e seancës. Policia e Shtetit i bën thirrje PD-së, të gjejë një vend më të përshtatshëm për protestën pa cënuar rendin dhe sigurinë.

Në rast të kundërt, kryepolici i Tiranës i kujton opozitës, e cila edhe në protestën e shkuar bëri thirrje për sulm ndaj policisë dhe institucioneve, se organizatorët, drejtuesit e tubimit, dhe pjesëmarrësit në të, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale bazuar në ligjin për tubimet.

Shkresës së policisë, Gazmend Bardhi i është përgjigjur: “Arsyet e dhëna nga ju, për të ndaluar tubimin janë të paligjshme dhe sajesa të ultë të policisë së shtetit që vepron në urdhra politik. Më tej Bardhi shton “Frikën e Edi Ramës, për tu përballur me qytetarët nuk do të shmangni dot me veprimet tuaja të paligjshme”.

Përpos kësaj përgjigjeje kufizuese për protestën e opozitës, uniformat blu do të jenë të angazhuara njëjtë si në protestën e 26 shkurtit ku mbi 1200 efektiv ishin të vendosur para parlamentit. Më 26 shkurt, protestuesit u pozicionuan në të dyja hyrjet e parlamentit duke penguar hyrje daljet nga salla, të deputetëve dhe ministrave që morën pjesë në seancë.

Raportoi per redaksine e Shqiptarja.com, gazetari Arsen Rusta

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 04/03/2019 10:06

    e para duhete te debuar abasadori rus nga shqiperia serb boshnjak grege qipro arabe dhe te palestines e 2 mos jep leje per mitingje ne per rredhe dhe bllokoni autobusa 3 arestoni nereztekastire dhe te huaje qe ben remuje sidomos ser b rus kines korean arabe istrael edhe njere qe jane nga venezuel .3 teshkoje ne kosove komando juda falanka anxhedura sikurimi shteti nacionalshqiptare dhe partizane shqiptare sss skanderbeg dhe policia ushtarake dhe para ushtarake dhe milice te ven perpara fresh kunder opositar

    Përgjigju
  • Niko: 04/03/2019 00:08

    Ju protestoni por respektoni ligjet e shtetit te shumices. Si pakice shumica e respekton te drejten tuaj per proteste por kujdes me nxitjen e dhunes se dhuna po ju kthen ne organizate anarshiste dhe po shkoni per lesh. Sa per ate se deputetet e pozites paskan dashnore 20 vjece me te vogla dhe kjo ju shqetesoka e kuptojme se deputetet tuaja(Grida) kane dashnor 20 vjece me te rinj(Salianji) dhe ju jeni force e "emancipuar"

    Përgjigju
  • Robshi: 03/03/2019 19:18

    Lexon komentet dhe mendon se shumica e mendon pro rehatise se haleve që marrin dieta 80mije nafte 60mije. honorare 1mil. tel 20mije plus rroge vetem duke henger pula te pjekura e duke zene dashnore 20vjet me te reja dhe ju prishka rehatia nga protesta...shumica ka gabuar shpesh nr shqiperi dhe nuk justifikon... protesta do bëhet dhe smundet askush të pengojë pakënaqësinë...fakti që dikush nuk don të ardhmen e vet dhe të familjes sdo te thote se tjetri duhet të heshtë...

    Përgjigju
  • Berti: 03/03/2019 15:26

    Cdo gje e ndaluar behet me e kerkuar. Lerini te protestojne kafshet, sa vjen dhe me pak do behen. Kush do jua paguaj udhetimin? Nderpritini fondet atyre bashkive punonjesit e te cilave nuk jane ne pune por paguhen. Kontrolloni se nga vijne parate per te nisur autobuzat me protestues palaco. Kaq e thjeshte eshte. Nese tentojne akte dhune atehere dhe ju e keni ligjin me vete dhe thyejini brinjet. Nese ka zagare si ata qe tentuan te dhunojne depuetet dhe ne vecanti si ai Baca qe desh dhunoi dy gra deputete atehere toleranca 0. Mos te harrojme qe LSIe Mones me Mehmetajn, Kerpacen, Brahim Llarit dhe Noka, Palotha, ata budallaenjte e Elbasanit etj e kane inicuar dhunen ndaj perfaqesuesbe te majte qe ne parlament. Arestojini kodoshet nese guxojne.

    Përgjigju
  • POPULLI: 03/03/2019 14:51

    Zoterinje te Policise nqs Protesta eshte e paligjshme te arrestohen organizatoret dhe Kete jua kerkon Populli

    Përgjigju
  • tini: 03/03/2019 14:37

    Gazmend Bardhi ky mashtrus i ceshthes bavale ,kujton se mund te sillet si i do qejfi .Ai nuk e kupton akoma se kho polici nej e ka problem te perballoj turma me mijera dhe jo me qundra te militanteve te PD ,por kjo tolerance teefon se kjo polici, nuk eshte ajo e 21 Janarit dhe nyk vret asnje qytetar te pafajshem .Ne te gjithe boten demokratike protestat jane te kejuara por dhunes shteti i pergjighet me dhunen qe i lejon ligji

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/03/2019 14:09

    Po i harruat ju te pd se kur bente protesta ps nuk lejonit me shume se 2 veta te ecnin bashke, po te ishin 3 ja hynte ne dajak policia juaj.Sa autobuza nuk keni lene pa ardhur ne Tirane, sa makina nuk keni lene pa ardhur ne Tirane, sa e sa njerez ka rrahur policia juaj vetem e vetem qe te mos vinin ne proteste dhe ju flisni per lirine e protestave sa shpejt i keni harruar sjelljet tuaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë